Serbia nuk mund të organizojë referendum brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Kjo është përgjigja që presidentja Atifete Jahjaga, ka transmetuar përmes zëdhënësit të saj Arbër Vllahiu, pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, se nëse është e nevojshme për marrëveshjen e Brukselit do të organizohet edhe referendumi, duke përfshi edhe territorin e Kosovës.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Vllahiu ka thënë se asnjë shtet tjetër përveç Kosovës nuk mund të organizojë referendum në territorin e Republikës.
“Forma dhe mënyra e organizimit, çështjet që trajtohen në një referendum dhe thirrja për referendum është e përcaktuar me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Asnjë shtet tjetër nuk mund të organizojë referendum në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Vllahiu.
Ideja për referendumin rreth marrëveshjes Thaçi – Daçiq, ka lindur pas takimit që liderët e komunave veriore të Kosovës zhvilluan të enjten me kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, përkatësisht Aleksander Vuçiq.
Liderët e komunave veriore të Kosovës kishin insistuar që Serbia të përcaktohej nëse ishte për marrëveshjen apo për mbajtjen e Kosovës në Serbi, pasi që me marrëveshjen ata mendojnë se po shkëputen nga shteti serb dhe integrohen në shtetin e Kosovës.
Slavisha Ristiq, përfaqësues nga Zubin Potoku ka thënë se referendumi duhet të mbahet, por ai kërkon nga autoritetet në Beograd që të pajtohet me pyetjet që do t’i formulojnë komunat serbe në Kosovë.
“Në çdo rast, pyetja nuk duhet të jetë se a e pranoni apo jo marrëveshjen e Brukselit. Ne kërkojmë referendumin në të cilin i gjithë populli serb do të përgjigjej në pyetjen se a dëshiron që ta mbajë Kosovën në Serbi apo e dëshiron datën për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ristiq.
Në anën tjetër, zëdhënësi i presidentes së Kosovës, Arbër Vllahiu rikujton serbët e pjesës veriore se marrëveshja e 19 prillit, përcakton qartë çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e komunitetit serb në Kosovë dhe rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje.
“Marrëveshjet duhet të zbatohen në praktikë dhe ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Marrëveshja e fundit është parafuar nga kryeministrat e të dyja vendeve, dhe të dyja vendet kanë marrë obligime për ta zbatuar atë. Komunitetit serb në pjesën veriore të Kosovës me marrëveshje i ofrohen të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe u mundëson atyre një jetë më të mirë dhe barabarësi me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Vllahiu.
Qeveria e Serbisë në anën tjetër, sipas zëvendëskryeministrit Vuçiq, është e përcaktuar për marrëveshjen.
Por, nëse serbët e Kosovës, përkatësisht ata të komunave veriore insistojnë në referendum ai do të mbahet edhe atë në një afat prej 15 ditëve që do të numërohen nga e marta e ardhshme kur serbët kanë afatin t’i kthejnë përgjigje qeverisë në Beograd.
Sidoqoftë, mbajtja e referendumit serb konsiderohet se mund të kishte shumë efekte, ku përfshihet edhe dështimi eventual i marrëveshjes me Prishtinën nëse popullata do ta kundërshtonte atë që do të pasohej me rënien e qeverisë në Beograd dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme atje.
Kurse për Prishtinën, organizimi i këtij referendumi brenda territorit të Kosovës do të ishte një veprim në kundërshtim me kushtetutën dhe integritetin e saj.