Ndërlidhjet

Obama: Pritet vlerësimi definitiv për armët kimike në Siri


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.
Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, po pret “vlerësimin definitiv” lidhur me atë se a ka përdorur regjimi në Siri armatim kimik apo jo, në luftën kundër kryengritësve, para ndërmarrjes së ndonjë aksioni eventual.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, u tha sot reporterëve në Uashington, se nuk ka ndonjë afat kohor për aksion të mëtejshëm nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne po vazhdojmë të punojmë në vlerësimet e bëra nga komuniteti i inteligjencës”, tha Carney.

Këto komente u bënë derisa Bashkimi Evropian ka kërkuar që Damasku t’i lejojë Kombet e Bashkuara për të bërë hetime për armatimin kimik në Siri.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbrëmë shpalli se agjencitë amerikane të inteligjencës kanë konkluduar “me shkallë të ndryshme të besimit” se regjimi i Assadit ka përdorur armatim kimik”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG