Ndërlidhjet

Politikat e pafavorshme fiskale rëndojnë prodhuesit


Detyra e parë që do të duhej ta bënte Qeveria e Kosovës për të pasur zhvillim ekonomik është të stimulohet prodhuesi vendor në mënyrë që të rritet prodhimtaria dhe produktet që vinë nga shtete e ndryshme të botës në Kosovë të zëvendësoheshin më ato vendore, vlerësojnë përfaqësues të organizatave ekonomike në vend dhe ekspertë të çështjeve ekonomike.

Çdo mjet i cili mundëson prodhimin e një produkti, shtojnë ata, duhet të lirohet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuara dhe nga pagesat e doganës.

Këto, thonë ata, do të ishin ndryshimet që duhet bërë Qeveria e Kosovës te politikat fiskale.

Drejtori gjeneral i Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Bardhyl Meta thotë për Radion Evropa e Lirë se stimulimi i prodhuesve vendor me politika të mirëfillta ekonomike krijon aftësi te bizneset që të jenë më konkurruese.

Kur një firmë e Kosovës e cila merret me prodhimin e qumështit, kosit apo produkte tjera e fiton betejën në Kosovë me një firmë p.sh kroate, atëherë e ka fituar betejën edhe në Kroaci, pasi që ka krijuar hapësirën se ka krijuar prodhim më të mirë që edhe vete vendoret e kanë parë se është më i mirë se ai, për shembull i Kroacisë. Atëherë ky prodhim i Kosovës gjeneron edhe eksportin. Dhe ky debalanc për të ndryshuar qeveria jonë ka për detyrë të krijojë stimulime që i ndihmojnë prodhuesit vendorë”, shprehet Meta.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi doganor vazhdojnë të rëndojnë prodhuesit vendorë. Bizneset prodhuese në Kosovë kishin kërkuar që në kuadër të ndryshimit të politikave fiskale të largohen këto ngarkesa, pasi që si të tilla po i bëjnë jo konkurrentë me prodhuesit e vendeve të rajonit.

Meta, ndërkaq, thekson se pa ndryshimin e këtyre politikave ekonomike të Kosovës nuk mund të ketë zhvillim të prodhimtarisë.

Çdo makineri që dikush e bie në Kosovë dhe që shërben për prodhim duhet të hiqet TVSh-ja dhe dogana pasi që më atë makinë diçka do të prodhohet në Kosovë. Stimulimi i dytë mund të bëhet nëse i punëson 10 apo 15 punëtorë me marrë një pjesë të kontributeve sociale (pensione) të ia japë shteti, në mënyrë që prodhuesit t'i krijojnë kushtet që ai më prodhuar dhe me qenë më konkurrues më prodhuesit tjerë që po eksportojnë në Kosovë”, shprehet ai.

Tani më është krijuar një grup punues mbi industrinë të cilët kanë dhënë disa rekomandime mbi politikat fiskale që kryesisht duhet të shkojnë në drejtim të stimulimit të prodhimit.

Ata kishin kërkuar largimin e barrierave për bizneset të cilat ndikojnë në procesin e prodhimit

Lekë Musa nga Oda Ekonomike Amerikane dhe pjesë e këtij grupi punues, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë duke kërkuar që të largojnë nga obligimet tatimore bizneset për lëndë të parë dhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

“Duhet të heqim barrierat të cilat ndikojnë në procesin e prodhimit dhe këtu kemi kërkuar një listë të produkteve kryesisht si imput do të thotë si lëndë të parë, makineritë cilat nuk duhet t’i nënshtrohen taksës doganore prej 10 për qind”, thotë Musa.

Këto kërkesa të prodhuesve sipas Musës duhet të merren shumë më shpejtë në shqyrtim nga qeveria e Kosovës dhe të aprovohen, në të kundërtën bizneset prodhuese po hasin në probleme të mëdha.

Ato bizneset ekzistuese në Kosovë si ‘Sharrcem’, ‘Ferronikeli’, ‘Fabrika e miellit’ e kanë paraqitur një listë Qeverisë së Kosovës se çfarë i duhet këtyre bizneseve të cilat janë duke prodhuar në Kosovë, por kanë probleme me lendet djegëse e cila ende i nënshtrohet tarifës doganore. Nuk as një arsye që të mos hiqet ky tatim doganor për lëndët djegëse”, thekson Musa.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG