Ndërlidhjet

Shqipëri: OSBE i dërgon qindra vëzhgues në zgjedhje


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thotë se do t’i dërgoj qindra vëzhgues në zgjedhjet kombëtare në Qershor në Shqipëri, ku tensionet politike mbesin të larta.

Në raportin e OSBE-së theksohet se një mision nismëtar i ka dëgjuar shqetësimet se konfliktet e gjata ndërmjet partive politike në Shqipëri mund të ndikojnë në zgjedhje.

Zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri, janë përshkruar me akuza për dhunë, vjedhje dhe frikësim.

Në misionin e OSBE-së do të përfshihen 30 vëzhgues afatgjatë dhe 400 afatshkurtër, ka njoftuar sot OSBE-ja.

Në zgjedhjet e 23 Qershorit në Shqipëri do të zgjedhen 140 anëtar të Kuvendit.

Dy partitë kryesore janë Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha, dhe Partia Socialiste në opozitë e udhëhequr nga Edi Rama.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG