Ndërlidhjet

Shqipëri: LSI largohet nga Qeveria, Berisha zëvendëson ministrat


Ilir Meta
Ilir Meta
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit, Sali Berisha, dekretoi shkarkimin nga detyra e Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi.

Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit Sali Berisha, dekretoi emërimin e Myqerem Tafajt, zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit, dekretoi emërimin e Halim Kosovës, Ministër i Shëndetësisë.

Kryetari i Shtetit, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit, dekretoi emërimin e Aldo Bumçi, Ministër i Punëve të Jashtme.

Presidenti Nishani, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të kryeministrit, dekretoi emërimin e Florian Mimës, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Gjithashtu, Presidenti Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoi emërimin e zotit Visar Zhiti, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Këto ndryshime u bënë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi të mërkurën të largohet nga Qeveria dhe të kalojë në opozitë. Vendimi erdhi pas ofertës zyrtare që Partia Socialiste i bëri kësaj force politike për bashkëpunim parazgjedhor.

Në këtë mënyrë, PS-ja dhe LSI-ja i rikthehet bashkëpunimit të hershëm mes tyre, si dy forca të majta politike.

Bashkëpunim që është analizuar si i vështirë për shkak të marrëdhënieve të acaruara mes dy partive që kulmuan si të tilla pas futjes së LSI-së në koalicion me PD pas zgjedhjeve të vitit 2009.

Por, dy liderët Rama e Meta e shohin këtë si një fillim të ri dhe garanci për fitoren e të majtëve në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.(m.zaimi)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG