Ndërlidhjet

K. Veriore: Raketat janë drejtuar kah caqet amerikane


Ushtrime ushtarake të Koresë Veriore
Ushtrime ushtarake të Koresë Veriore
Koreja Veriore thotë se njësitë strategjike rakteore tash i ka drejtuar kah bazet ushtarake amerikane në Guam në Havai dhe në tokën e Shteteve të Bashkuara.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, raportoi se kjo lëvizje është bërë në shenjë të përgjigjjes ndaj asaj që është përshkruar si kërcënim nga bombarduesit e Shteteve të Bashkuara.

Këto komente u bënë dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore, e kanë nënshkruar një marrëveshje për ushtrime ushtarake të përbashkëta në përgjigjje të ndonjë sulmi nga Koreja Veriore, pavarësisht se çfarë përmasash do të kishte ky sulm.

Koreja Veriore e ka lansuar një satelit në orbitë, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por nuk besohet se ka raketë me rreze të gjatë veprimi, që do të mund t’i qëllonte caqet brenda territorit të Shteteve të Bashkuara.

Muajin e kaluar, Pheniani e ka kryer provën e tij të tretë atomike, pas së cilës, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka imponuar sanksione të ashpra.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG