Ndërlidhjet

Vulin: Duam të kontrollojmë policinë, drejtësinë dhe planifikimin hapësinor


Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin
Në bisedimet me Prishtinën, Beogradi “nuk mund të pranojë asgjë më pak se kontrollin e policisë, drejtësisë dhe planifikimit hapësinor nga bashkësia e komunave serbe në Kosovë”, ka deklaruar shefi I zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Aleksandar Vulin.

"Kjo është ajo shkalla nën të cilën nuk pranojmë të shkojmë, për të mos përmendur vijat e kuqe. Nuk mund të pranojmë që të mos ketë kontroll ndaj policisë, nda drejtësisë dhe finansim direkt nga ana e Serbisë dhe kontroll ndaj planifikimit hapësinor”, i ka thënë Vulin televizionit serb B92.

Ai ka shpjeguar se planifikimi hapësinor është i rëndësishëm, sepse, sipas tij, “është e vetmja mënyrë të pengohet ndryshimi i strukturës etnike”.

"Nëse nuk ka leje për ndërtimin e shtëpive dhe ndërtesave, atëherë do të ketë përplasje te Kroi i Vitakut në Mitrovicë, ashtu edhe siç po nodh. Dhe pastaj paralajmërohet ardhja e 170 familjeve shqiptare, të cilat kurrë nuk kanë jetuar në atë pjesë”, ka thënë Vulin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG