Ndërlidhjet

Fyle viziton Beogradin


Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, do të vizitojë sot Beogradin.

Kjo vizitë vjen përpara një raund tjetër të bisedimeve në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, javën e kaluar u takua me udhëheqësit e të dyja vendeve në Kosovë dhe Beogradit.

Ashton, ka shfaqur bindjen se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Serbia po merr pjesë në bisedimet në shpresën e përmirësimit të mundësive për të filluar negociatat për anëtarësim në BE.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG