Në Kosovë, 7 për qind e popullsisë së përgjithshme është e përbërë nga persona të moshës mbi 65-vjeçare.
Hulumtimet e fundit të bëra nga vetë institucionet lidhur me gjendjen socio-ekonomike të pensionistëve, tregon se kjo kategori e shoqërisë përballet me shkallë të lartë e varfërisë.
Në rubrikën tonë të përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, kemi intervistuar disa të rinj lidhur me atë se sa kujdesen sot të rinjtë për pleqtë.
Shumë nga ta thonë se të rinjtë duhet të përkujdesen për pleqtë dhe e ndjejnë si obligim, derisa të tjerë thonë se edhe shteti duhet të bëjë më shumë për këtë kategori të shoqërisë.
Bashkim Krasniqi, kamerier, mendon se është obligim i fëmijëve që të kujdesen për pleqtë, sidomos nëse ata i kanë prindër.
"Patjetër, sepse ata kanë qenë paraardhësit tonë dhe ne e kemi obligim të kujdesemi për ta. Edhe pse të rinjtë sot nuk kujdesen aq sa duhet, unë personalisht kujdesem shumë, sepse unë edhe jetoj me prindër", thotë Bashkimi.
Edhe Arta Mulliqi mendon se përkujdesi për pleqtë iu takon familjarëve:
"E kanë obligim dhe duhet të kujdesen për ta. Ata janë kujdesur për ne dhe ne e kemi obligim. Duhet edhe shteti të kujdeset, por në rend të parë duhet familjarët".
Por, ka edhe të tillë që mendojnë se shteti është ai që duhet të krijojë institucione për përkujdesje ndaj pleqve.
"Duhet të kudjesemi deri me një masë të caktuar, por mendoj që shteti duhet të përkujdeset më shumë. Duhet pasur institucione gjegjëse ku pleqtë duhet të kalojnë kohë me moshatarët e vet. Kalojnë kohë së bashku edhe argëtohen së bashku", shprehet Laura Syla, ekonomiste.
Edhe Njomza, 29 vjeçe mendon se pavarësisht obligimit të të rinjve për t'u kujdesur për pleqtë, edhe institucionet duhet të ndajnë përgjegjësinë me familjarët.
"Pa dyshim se secili fëmijë e ka obligim të kujdeset për prindërit e vet. Por, mendoj se edhe institucionet duhet të krijojnë më shumë kushte për pleq, si gjithkund në botë, ku pleqtë kalojnë kohë më shumë me gjeneratën e vet", thekson Njomza.
Ngjashëm shprehet edhe Engjëllushe Morina:
"Dallimet në gjenerata janë të mëdha, mendoj se të rinjtë i kanë obligimet tjera dhe shumica e të rinjve e kanë vështirë të përkujdesen 24 orë për ta, por si familjar që e ke duhet të gjesh kohë për ta. Shteti nuk ofron për ta ndonjë vend adekuat dhe atëherë barra i mbetet familjes. Nëse kjo barrë do të ndahej përgjysmë mes shtetit dhe familjes, do të ishte ideale".
Kurse, Merita Hoti ka një mendim ndryshe:
"Po normalisht, që të rinjtë e kanë obligim të kujdesen për prindërit pleq, meqë edhe ata e kanë pasur obligim të na rrisin. E di që ka institucione të caktuara për përkujdesjen e të moshuarve , por mendoj se është barrë, obligim, dëshirë e jona".
"Unë mendoj se e kemi obligim ndaj të moshuarve që të japim kontributin tonë për ta. Shteti duhet të kontribuojë në ta, sepse ata si të rinj kanë kontribuar për këtë shtet dhe nuk duhet mbetur pa përkujdesje. Por, sa fëmijët apo të afërmit e tyre, mendoj se është një lloj obligimi i tyre”, shprehet Kaltrina Kastrati.
Edhe Hysniu mendon se përkujdesjen ndaj pleqve e kanë familjarët.
"Po mendoj se duhet të kujdesemi për ta. Se edhe prindërit janë kujdesur për fëmijët kur kanë qenë të vegjël. Mendoj se institucionet për ta mungojnë", shprehet Hysniu.
Ndërkaq, 19-vjeçari Dion Meha thotë se edhe pse është ende i ri në moshë, përkujdesja për pleqtë nuk do të mungojë:
"Me siguri që duhet të ketë vende ku duhet dërguar pleqtë, por edhe fëmijët duhet të kujdesen për prindërit pleq. Unë i kam 19 vjet dhe nuk kam obligime të tilla".
Kjo kategori e shoqërisë, sidomos në vitet e fundit, po përballet me gjendje të rëndë dhe, sipas tyre, institucionet përgjegjëse duhet merren seriozisht me këtë çështje.
Pensionistët kanë kërkuar që Qeveria e Kosovës t'ua rrisë pensionet deri në 60 për qind të vlerës së pagës mesatare në Kosovë, apo deri në 250 euro në muaj, në mënyrë që të mos bëhen barrë e familjarëve, derisa një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Pensionistët kontributdhënës sot marrin nga 112 euro pension, derisa të tjerët nga 80 euro në muaj.