Ndërlidhjet

Beograd: Afër marrëveshjes, larg marrëveshjes


Pamje nga takimi
Pamje nga takimi
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pas Prishtinës ka vizituar Beogradin, ku është takuar me presidentin serb, Tomisllav Nikolliq, kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendësin e parë të qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq.

Takimet e saj në Prishtinë të zonjës Ashton po cilësohen si konsultime në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nikolliq pas takimit ka thënë se ende nuk ka marrëveshje për “bashkësinë e komunave serbe, porse është optimist dhe beson se deri te zgjidhja do të mund të arrihet, duke respektuar Rezolutën për Kosovën të miratuar nga Kuvendi i Serbisë”.

Presidenti serb ka thënë se “asnjëherë s’kemi qenë më afër marrëveshjes që do të rregullonte jetën në Kosovë dhe do të bënte të mundur për të gjithë ata që jetojnë atje të jenë të mbrojtur, kurse për serbët të jetojnë në kuafër të bashkësisë së tyre dhe të mbeten të lidhur me Serbinë”.

Kryeministri serb ndërkaq ka dhënë një deklaratë më ndryshe, duke thënë se “aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje dhe as që do të ketë nëse nuk shqyrtohen në mënyrë thelbësore propozimet e Serbisë që kanë tëe bëjnë me komunat serbe”.

“Askush në këtë moment nuk mund të thotë nëse do të ketë marrëveshje, ne duam kompromis, por nuk do të pranojmë poshtërimin. Kjo është porosia jonë për 20 marsin”, ka thënë Daçiq.

"Nuk mund të themi se BE-ja po sillet tani karshi nesh përmes ultimatumeve, ashtu siç ka ndodhur viteve të mëparshme…Ajo çfarë ka thënë presidenti Nikolliq, ka të bëjë me qëndrimet tona të përbashkëta dhe me çështjet për të cilat ne pajtohemi kur bëhet fjalë për bashkësinë e komunave”, ka thënë kryeministri serb, transmetojnë mediat serbe.

Baronesha Ashton ka vizituar fillimisht Prishtinën, ku është takuar me liderët e institucioneve vendore dhe disa partive politike në opozitë.

Porosia që u përcoll në Prishtinë ishte rëndësia e vazhdimësisë së dialogut dhe nevoja për të finalizuar dsikutimet dhe për të arritur marrëveshje mbi ato që u quajtën “çështje të hapura”. (a.v.)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG