Ndërlidhjet

Lugina kërkon bashkësinë e komunave shqiptare në Serbi


Lugina e Preshevës
Lugina e Preshevës
Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kërkojnë nga Qeveria në Beograd, që, sipas modelit të veriut të Kosovës, të formohet bashkësia e komunave shqiptare edhe në Serbi.

Sipas mediave serbe, organi më i lartë institucional i shqiptarëve të Luginës nga sot është Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ky Kuvend ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë masa urgjente dhe konkrete për zgjidhjen e problmeve të tyre. B92 raporton se këshilltarët kanë mbetur në qëndrimin e tyre të mëhershëm politik, sipas të cilit, në aspektin politiko-institucional, ata duhet të kenë së paku aq sa kanë serbët në veri të Kosovës.

Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës përbëhet nga 74 anëtarë që vijnë nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja.

Në dokumentin me titull “Masa urgjente për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës” kërkohet zgjidhja e çështjeve të sigurisë, ekonomike, të përdorimit të gjuhës dhe simboleve, decentralizimi i gjykatave e të tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG