Ndërlidhjet

Lugina kërkon të trajtohet si serbët në Kosovë


Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Sot në Preshevë mbahet mbledhja e këshilltarëve komunalë shqiptarë të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas informacioneve jozyrtare që transmetojnë mediat në Beograd, shqiptarët do të kërkojnë nga Serbia që, sipas modelit të veriut të Kosovës, në Serbi të formohet bashkësia e komunave shqiptare.

Kjo kërkesë thuhet se do të bëhet nga 74 këshilltarët komunalë shqiptarë të këtyre tri komunave në Luginën e Preshevës.

Agjencia serbe B92 thotë se kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, nuk ka pranuar të tregojë se përse do të mblidhen këshilltarët komunalë.

"Ne në mbledhje do të ofrojmë një dokument, i cili do të jetë platforma jonë në marrëveshjet e ardhshme ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se më 25 shkurt, në zyrën e OSBE-së në Bujanoc ka filluar dialogu i Beogradit me liderë të partive politike shqiptare në Luginë.

Në këtë dialog, pala shqiptare i ka paraqitur një letër Beogradit dhe subjekteve relevante ndërkombëtare, në të cilën të gjitha problemet e saj i ka formuluar në tetë kërkesa.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG