Ndërlidhjet

Hiqen nga tregu kosovar disa lloje të qumështit të kontaminuar


Qumësht
Qumësht
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e Kosovës ka hequr nga tregu disa lloje të qumështit që kanë rezultuar pozitive në aflatoksinë, njofton përmes një komunikate për media kjo agjenci.

“Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit, të cilët përmes pikave të tyre të shitjes, janë urdhëruar që t’i heqin nga shitja deri në marrjen e super-analizës, e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj, do të vendoset për kthim eventual në treg apo për asgjësim”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, luten qytetarët që llojet e produkteve sipas llojit, përqindjes së yndyrës, llojit të paketimit, serisë së prodhimit, vendit të origjinës, të prezantuara më poshtë, të mos blihen apo konsumuhen:

1. Qumësht “MEGGLE“, 3.2%, me datë skadimi 23.06.2013 me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina;

2. Qumësht “Fast“, 3.5% me datë skadimi 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria;

3. Qumësht “Primalat” , 3.8%, data e skadimit 05.08.2013, me origjinë nga Shqipëria; qumësht "Primalat" 1.5% data e skadimit 10.03.2013, qumësht "Primalat" 1.6% data e skadimit 04.04.2013, si dhe qumështi "Primalat", 3.5% me datë skadimi 01.08.2013;

4. Qumësht "ZOTT", 3.5 % me datë skadimi 10.06.2013 me origjinë nga Bosnja, të cilat kanë qenë me këto data skadimi: 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht "ZOTT" me 0.5% yndyrë me datë skadimi 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me datë skadimi 05.07.2013;

5. Qumësht "Dukat" 2.8% yndyrë, me datë skadimi 12.05.2013 dhe qumështi "Dukat" për kafe të gjitha seritë.


Në komunikatë, thuhet se qumështi i këtyre brendeve, por që nuk përputhet me të dhënat e lartëshënuara, është i sigurt për konsum.(a.isufi)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG