Njohësit e rrethanave dhe zhvillimeve politike në Kosovë vlerësojnë se arritja e një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse” me Serbinë, të cilën presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e kishte paralajmëruar si një temë të diskutimit në takimin e saj me kryetarin e Serbisë, Tomislav Nikolliq, është pa ndonjë epilog të sigurt.
Presidentja e Kosovës, Jahjaga, pati theksuar se me kryetarin serb Nikolliq do të bisedohet “për nevojën e vazhdimit të dialogut, për arritjen e marrëveshjes për të gjitha çështjet dhe për zbatimin e përpiktë të këtyre marrëveshjeve”.
Presidentja e Kosovës gjithashtu ka shpjeguar se “marrëveshja gjithëpërfshirëse mund t’i hapë rrugë nënshkrimit të marrëveshjeve tjera bilaterale” .
Por, analisti i çështjeve politike, Shpend Kursani, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, thotë se presidentja e Kosovës, fillimisht duhet ta sqarojë se cili do të jetë kuptimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.
“Presidentja më së miri e di se çfarë ka dashur të thotë me ‘marrëveshje gjithëpërfshirëse’. Por, mbetet të shpresohet se me ‘marrëveshje gjithëpërfshirëse’ do të duhej të ishte përmbyllja e të gjitha gjërave dhe të gjitha problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Aty Serbia nuk do ta ndalojë Kosovën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, e sidomos në OKB, si dhe ia njeh të drejtën për ekzistencë. Kjo është , do të thotë, një ‘marrëveshje përfundimtare’ ashtu si do të duhej të ishte. Por, diçka e tillë është shumë vështirë të realizohet”, thotë Kursani.
Analisti i çështjeve politike Ismajl Hasani, vlerëson se “marrëveshja gjithëpërfshirëse”, të cilën e përmend presidentja Jahjaga, duhet t’i parashihet epilogu i mundshëm.
“Së pari, presidentja Jahjaga është autoritet kushtetues, legjitim, që mund ta shqiptojë fjalën ‘marrëveshje gjithëpërfshirëse’, sepse, në instancën e fundit, këtë ja garanton edhe Kushtetuta, si reprezente e vendit”.
“Por, problemi është se me cilën palë do të arrihej ajo ‘marrëveshje gjithëpërfshirëse’, cila është agjenda, cila është dinamika dhe cili është epilogu i asaj ‘marrëveshje gjithëpërfshirëse’, përshirë edhe atë se sa është Zyra e Brukselit, përkatësisht Zyra e baroneshës Eshton, garantuese e asaj marrëveshje”, shprehet Hasani.
Por, marrë parasysh rrethanat në të cilat ka nisur dialogu Kosovë- Serbi, rezultatet e deritashme të këtij dialogu, si dhe dinamikën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, njohësit e rrethanave dhe zhvillimeve politike, vlerësojnë se mbetet shumë pak vend që të besohet se mund të arrihet ndonjë marrëveshje përfundimtare, e sidomos jo ashtu siç është pretenduar, deri në qershorin e këtij viti.
Analistit Kursani thotë se arsyeja kryesore për këtë është mosekzistimi i vullnetit nga ana e Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“Pala serbe nuk është futur në këtë dialog për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën, por për të avancuar drejt BE-së. Në qoftë se i shikoni të gjitha deklaratat e palës serbe, asnjëherë nuk ceket se në dialog janë futur për t’i normalizuar marrëdhëniet”.
“Kjo kështu shihet vetëm prej anës së Kosovës. Çka lë, po ashtu, pak të besohet se mund të arrihet një ‘marrëveshje përfundimtare’ me Serbinë gjatë këtij viti është vet historiku i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, ku në asnjë dialog nuk ka pasur sukses”, thekson Kursani.
Ndërkaq, analisti Hasani vlerëson se takimi i presidentes Jahjaga me kryetarin serb Nikolliq, nuk e mban në vete qëllimin e ndonjë trysnie të caktuar..
“Ky takim i presidentes Jahjaga, nuk nënkupton trysnin që duhet të bëjë për t’u arritur ato marrëveshje, të cilat quhen të arritura. Takimi më shumë është i natyrës së kurtuazisë, i shënimit të prezencës së dialogut në nivel më të lartë - tani në nivel të presidentëve të vendeve- që është shumë pozitive”.
“Por, në asnjë mënyrë nuk mund të paragjykohet si moment, i cili do të bëhej trysni në përshpejtimin e procedurave për fillimin e zbatimit të atyre marrëveshjeve, të cilat quhen të mbaruara”, thotë Hasani.
Ndryshe, presidentja Jahjaga pati theksuar se takimi me kryetarin serb Nikolliq, synon që “në pajtim të plotë dhe duke respektuar normat dhe standardet evropiane, e gjithashtu edhe konventat ndërkombëtare, të gjejë zgjidhje për të gjitha çështjet”.