Ndërlidhjet

Të dyshuarit për dhunimin në Indi, paraqiten në gjykatë


Foto nga protestat për të drejtat e grave në Indi
Foto nga protestat për të drejtat e grave në Indi
Pesë meshkuj indian të akuzuar për përdhunim dhe vrasje të një vajze, do të paraqiten për herë të dytë në gjykatën e Nju Delhit. Avokatët mbrojtës ka thënë se 3 nga të dyshuarit janë vetë-deklaruar si të pafajshëm.

Këta burra indian, akuzohen se kanë sulmuar një 23 vjeçare dhe një shoqërues të saj mashkull, më 16 dhjetor, në një autobus në Nju Delhi.

Ajo ishte dhunuar brutalisht dhe ishte goditur me shufra metali dhe më pas kishte vdekur nga plagët e marra.

I akuzuari i gjashtë, cili është nën moshën 17 vjeçare, pritet që të gjykohet në një gjykatë për të mitur.

Rasti ka shkaktuar zemërim, protesta masovike dhe debate lidhur me reformimin e ligjeve që sigurojnë mbrojtje më të madhe për gratë në Indi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG