Ndërlidhjet

Akuzohen formalisht “dhunuesit” e studentes


Dhunimi i studendes ka shkaktuar protesta masive kundër dhunës ndaj grave në Indi.
Dhunimi i studendes ka shkaktuar protesta masive kundër dhunës ndaj grave në Indi.
Policia e Indisë ka akuzuar formalisht pesë persona për dhunimin dhe vrasjen e një studenteje 23-vjeçare në Nju Delhi.

I dyshuari i gjashtë është nën moshën 18 vjeç dhe pritet të gjykohet veçmas në gjykatën për të mitur.

Studentja, emri i së cilës nuk është bërë i ditur me kërkesë të familjes, është dhunuar dhe torturuar më 16 dhjetor nga grupi personave në fjalë, pasi ka hyrë në autobus me të fejuarin e saj. Ky i fundit është rrahur, por ka shpëtuar.

Sulmi ka shkaktuar protesta masive kundër dhunës ndaj grave në Indi.

Një polic ka vdekur si pasojë e përleshjeve me protestuesit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG