Ndërlidhjet

Rompuy: BE-ja ka shënuar përparim


Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë përfunduar samitin dyditor në orët e hershme të mëngjesit, duke thënë se kanë bërë progres në përmirësimin e financave dhe të bankave.

Liderët e 27 vendeve anëtare kanë rënë dakord që Banka Qendrore Evropiane të jetë mbikëqyrëse e bankave të Eurozonës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, e ka cilësuar Mekanizmin e Vetëm Mbikëqyrës si “hap përpara”.

“Krijimi i mekanizmit të Vetëm Mbikëqyrës shënon hap përpara. Ai do të forcojë sektorin tonë financiar, duke thyer rrethin vicioz ndërmjet sovranëve dhe bankave. Ai do të ndihmojë në sigurimin e stabilitetit dhe përmirësimin e kushteve të kreditimit – të dyja këto jetike për rritjen ekonomike dhe punësimin në Eurozonë dhe më gjerë”, ka thënë Rompuy.

Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord edhe për këstin e ri të ndihmës për Greqinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG