Ndërlidhjet

Lavrov: Rusia nuk do të lejoj hyrje të amerikanëve


Fotografi e kombinuar e zonjës Clinton dhe e zotit Lavrov nga takimi në Irlandë
Fotografi e kombinuar e zonjës Clinton dhe e zotit Lavrov nga takimi në Irlandë
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka shpallur se Rusia nuk do tu japë viza hyrëse zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, të cilët, siç tha ai, i shkelin të drejtat e njeriut.

Deklarata e zotit Lavrov, u bë menjëherë pasi Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar për sanksione kundër zyrtarëve rusë të implikuar në vdekjen e avokatit rus kundër korrupsionit, Sergei Magnitsky, dhe shkelësve të tjerë të të drejtave të njeriut në Rusi.

Kjo masë ishte pjesë e një legjislacioni më të gjërë, për tërheqjen e kufizimeve tregtare ndaj Rusisë, nga periudha e Luftës së Ftohtë, dhe për të lejuar Marrëdhënie të Përhershme Normale Tregtare me Rusinë.

Moska i ka kundërshtuar masat për të drejtat e njeriut, duke u kërcënuar me veprime hakmarrëse.

Siç kanë raportuar mediat ruse, zoti Lavror tha se për këto çështje e ka informuar sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton, gjatë takimit të djeshëm në Dablin të Irlandës.

Votimin në Senatin amerikan, ministria e jashtme e Rusisë e ka vlerësuar si “shfaqje në teatrin absurd”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG