Senati i Shteteve të Bashkuara ka votuar në favor të tërheqjes së përhershme të barrierave të periudhës së Luftës së Ftohtë të tregtisë së Amerikës me Rusinë dhe Moldavinë, dhe për t’i sanksionuar zyrtarët rusë të involvuar në vdekjen e avokatit rus anti-korrupsion, Sergei Magnitsky, në vitin 2009.
Për këto masa të lidhura votuan 92 senatorë, ndërsa 4 ishin kundër.
Këtë legjislacion Dhoma Përfaqësuese e ka miratuar muajin e kaluar.
Tash legjislacioni duhet të nënshkruhet nga presidenti Barack Obama, për tu shndërruar në ligj.