Shpallja e pafajshme dhe lirimi i Ramush Haradinajt dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, nga Tribunali i Hagës është përshëndetur nga udhëheqësit më të lartë të shtetit të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mirëpritur vendimin e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime lufte në ish - Jugosllavi për pafajësinë e njërit prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i akuzuar për krime lufte, duke e cilësuar këtë si “një dëshmi se lufta e UÇK-së dhe prijësve të saj ka qenë çlirimtare.
Presidentja e Kosovës ka përgëzuar gjithashtu qytetarët e Kosovës "për bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës në përpjekje për të kërkuar drejtësi për krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe durimin e tyre gjatë kësaj periudhe".
Po ashtu, vendimin e Tribunalit të Hagës e ka mirëpritur dhe cilësuar si të drejtë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
"Ky vendim është dëshmia më e fortë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për liri dhe nuk ka kryer krime për të cilat jemi akuzuar padrejtësisht", thuhet në komunikatën e kryeministrit Thaçi.
Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur me festë vendimin e Tribunalit të Hagës për lirimin e liderit të saj Ramush Haradinaj.
Nënkryetari i parë i AAK-së, Blerim Shala tha se kthimi i Haradinajt do të sjellë zhvillime pozitive dhe dinamike politike në vend. Sipas tij, skena politike e Kosovës ka ndjerë mungesën e ish-kryeministrit Haradinaj.
“Kthimi i Ramush Haradinajt në Kosovë do të shënon një paralajmërim të ndryshimeve të mëdha në politikën kosovare. Është një figurë e pakontestueshme politike që mund të kontribuojë shumë që vendi të ecë shumë më shpejt sësa që ka ecur deri më sot dhe që Kosova të mbërrij caqet e synuara prej të gjithë neve, që sa më parë të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që të ndodhë integrimi i veriut dhe që më vonë Kosova të hyjë në Bashkimin Evropian dhe në Paktin e NATO-s”, ka thënë Shala.
Shala nuk e ka përjashtuar as mundësinë e përfshirjes së AAK-së në Qeverinë e Kosovës, siç tha ai, për t’i ndihmuar dhe quar përpara proceset në interes të Kosovës.
AAK pretendon që vendi i Haradinajt në qeveri është posti i kryeministrit të Kosovës.
“Mendoj që jam fare i qartë që Aleanca nuk e ka ndërmend të rrijë dhe nëse ka mundësi të aktivizohet drejtpërdrejtë në qeveri, në pushtetin ekzekutiv këtë do ta bëjë sepse ne mendojmë që vendin i duhet një ndryshim shumë i madh politik për të mirë”, theksoi Shala.
Nënkryetari i AAK-së rikonfirmoi edhe këtë herë se kjo parti politike do ta përkrahë qeverinë aktuale në temat e cilësuara të interesit të Kosovës.
AAK është subjekti më i përfolur për përafrimin e saj me qeverinë Thaçi, kurse nënkryetari i saj Blerim Shala, është emëruar nga presidentja Atifete Jahjaga në postin e koordinatorit të Kosovës për bisedimet me Serbinë.
Kështu që lirimi i Haradinajt, sipas pritjeve në Prishtinë, mes tjerash mund të sjell edhe ndryshime në kuadër të përbërjes së Qeverisë së Kosovës.
Pas vendimit të Tribunalit të Hagës për lirimin e Ramush Haradinajt dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij Lahi Ibrahimaj e Idriz Balaj, kthimi i tij në Kosovë është organizuar me protokoll shtetëror nga Qeveria e Kosovës.
Pritet që pas kthimit në Prishtinë ai t’i drejtohet edhe masës së njerëzve që është paralajmëruar se do të mblidhet për ta pritur kthimin e tij.