Raportet thonë se një biznesmen rus, i cili ka ndihmuar prokurorët zviceranë të zbulojnë një skemë të pastrimit ta parave nga zyrtarët e Rusisë, ka vdekur.
Dyzetekatërvjeçari Aleksandr Perepilichnyy, i cili ka kërkuar strehim në Britani tre vjet më parë, thuhet se është rrëzuar dy javë më herët jashtë shtëpisë së tij në periferi të Londrës.
Policia britanike ka thënë se ekzaminimet që janë kryer pas vdekjes, kanë qenë jobindëse dhe se do të kryhen analiza shtesë.
Mësohet se Perepilichnyy ka siguruar dëshmi kundër një rrjeti të implikuar në vdekjen e avokatit rus, Sergei Magnitsky, më 2009.
Magnitsky ka vdekur në paraburgim pasi kishte implikuar zyrtarët rusë në një skemë të mashtrimit të qeverisë.