Ndërlidhjet

Netanyahu paralajmëron zgjerim të ofensivës në Gaza


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli është i gatshëm që të zgjerojë në mënyrë të konsiderueshme operacionin kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ai i ka bërë këto komente sot, në takimin e kabinetit të tij.

Në anën tjetër, Izraeli ka vazhduar të sulmojë territorin palestinez nga ajri dhe deti për të pestën ditë me radhë.

Ushtria izraelite ka thënë se tri raketa të Gazës kanë goditur po ashtu territorin izraelit.

Zyrtarët palestinezë thonë se mbi 50 njerëz kanë humbur jetën qysh të mërkurën, kur Izraeli ka nisur ofensivën në Rripin e Gazës.

Ofensiva pason vrasjen e shefit ushtarak të Hamasit nga sulmi izraelit.

Hamasi është një lëvizje islamike që kontrollon Rripin e Gazës qysh në vitin 2007.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG