Ndërlidhjet

Hamasi vret tre izraelitë


Gazë...
Gazë...
Dhjetëra raketa janë gjuajtur nga militantët e Hamasit në jug të Izraelit, duke vrarë tre civilë izraelitë.

Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite ka shtuar ofensivën në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi.

Tre izraelitët vdiqën kur një raketë e Hamasit goditi një ndërtesë në Kiryat Malaki, 25 kilometra në veri të Gazës.

Këto janë viktimat e para izraelite pas nisjes së operacionit të ushtrisë të koduar me emrin Shtylla e Mbrojtjes, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me raketa të Hamasit.

Të mërkurën Izraeli e vrau shefin ushtarak të Hamasit, Ahmed Al-Jaabari dhe bombardoi Gazën nga toka, deti dhe ajri, duke vrarë 13 persona.

Kryeministri Benjamin Netanjahu paralajmëroi të mërkurën se Izraeli është i përgatitur “për të zgjeruar operacionin.”

Këshilli i Sigurimit i OKB u mblodh në një sesion urgjent të mërkurën mbrëma për të diskutuar mbi konfliktin.

Ai bëri thirrje për ndalimin e dhunës, por nuk ndërmori asnjë veprim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG