Ndërlidhjet

Vritet lideri i Hamasit në Gaza


Rripi i Gazës - foto ilustruese
Rripi i Gazës - foto ilustruese
Izraeli ka konfirmuar se shefi i krahut ushtarak të Hamasit është vrarë nga një sulm ajror në Rripin e Gazës.

Vetë Lëvizja Islamike e Hamasit ka thënë se Ahmed Al-Jaabari ka vdekur së bashku me një tjetër pasagjer, kur makina e tyre është qëlluar nga raketa izraelite.

Jaabari është zyrtari më i lartë i Hamasit që vritet qysh nga pushtimi izraelit i Rripit të Gazës, katër vjet më parë.

Ai, prej kohësh, ka qenë në krye të listës së më të kërkuarve të Izraelit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG