Ndërlidhjet

Largohet shefja e lajmeve të BBC-së


BBC
BBC
Shefja e lajmeve në Transmetuesin Publik të Britanisë, ashtu si edhe zëvendësi i saj, janë larguar nga pozitat.

Helen Boaden dhe Steve Mitchell kanë dorëzuar përgjegjësitë te të tjerët “derisa të adresohet mungesa e qartësisë rreth zinxhirit editorial të udhëheqjes”.

Ky hap ndodh dy ditë pas kreu i bordit të guvernatorëve të BBC-së ka thënë se Transmetuesi Publik ka nevojë për “riparim radikal”, si pasojë e një skandali seksual.

Të shtunën, drejtori i përgjithshëm, George Entwistle, ka dhënë dorëheqje, pasi programi i lajmeve i BBC-së ka akuzuar gabimisht një ish-politikan për abuzim seksual me fëmijët.

BBC ka pranuar se kjo dëmton edhe më tej besimin në transmetues, i cili ka rënë për shkak të vendimit për të mos transmetuar dyshime të njëjta kundër moderatorit, tashmë të ndjerë, Jimmy Savile.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG