Ndërlidhjet

Dorëhiqet drejtori i BBC-së


George Entwistle, drejtori i deritashëm i BBC-së para një Komiteti parlamentar, Londër, 23 tetor, 2012
George Entwistle, drejtori i deritashëm i BBC-së para një Komiteti parlamentar, Londër, 23 tetor, 2012
Kreu i transmetuesit publik të Britanisë, BBC, ka dhënë dorëheqje për shkak të skandalit që përfshin një program të transmetuar në rrjet.

George Entwistle tha se ka vendosur që të bëjë “një gjë të ndershme” dhe të japë dorëheqje, vetëm tetë javë pasi u ngrit në këtë post.

Dorëheqja e Entwistle-s vjen një ditë, pasi që BBC tha se nuk do të duhej ta transmetonte një emission që gabimisht e implikon një politikan britanik në një skandal seksual të abuzimit me fëmijë.

BBC pranoi se kjo dëmton edhe më tej besimin në transmetues, i cili aktualisht ka rënë për shkak të vendimit për të mos transmetuar dyshime të njëjta kundër moderatorit ndër më të njohur, tashmë të ndjerë, Jimmy Savile.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG