Ndërlidhjet

Në Beograd, Clinton dhe Ashton kërkojnë normalizim raportesh


Pamje pas takimit në Beograd
Pamje pas takimit në Beograd
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka mbështetur sot në Beograd procesin e integrimit everopian të vendeve të rajonit dhe njëkohësisht ka përkrahur dialogun Beograd – Prishtinë, duke theksuar se kjo gjë nuk nënkupton se Serbia duhet ta njohë pavaresinë e Kosovës, njofton agjencia serbe e lajmeve BETA.

“Nuk kemi ardhur këtu që të paraqesim kushte apo të ushtrojmë kontroll”, ka thënë Clinton, duke shtuar se e ardhmja e Serbisë gjendet brenda vetë këtij shteti.

Ajo i bëri këto komnete pas takimit me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq dhe kryeministrin serb, Ivica Daçiq, në të cilin mori pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, baronesha Catherine Ashton.

Clinton citohet të ketë thënë se dëshiron që ta shohë jetësimin e të gjitha aspiratave të Serbisë dhe të gjitha vendeve të rajonit, në rrugën e tyre drejt BE –së dhe NATO-s.

“Shtetet e Bashkaura apleojnë tek të gjitha palët që t’i zabtojnë marrëveshjet e arritura, t’i aplikojnë masat konkrete për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shtuar më tutje Clinton.

Ajo ka përshendetur ngritjen e bisedimeve në nivel politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke e cilësuar si një mundësi për vazhdimin e dialogut për çëshjte thelbësore.

Ngjashem është deklaruar edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Cahterine Ashton.

“Jemi marrë vesh që ta vazhdojmë dialogun dhe kemi planifikuar që së shpejti të takohemi sërish. Është jetike që të dyja palët në plotëni t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Ashton.

Pas takimit, edhe kryeminsitri serb, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia angazhohet që të gjitha çëshjet e hapura me Kosovën t’i zgjidhë përmes rrugës paqësore

Ai shtoi se pret që dialogu me Prishtinën të vazhdojë në muajin nëntor.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG