Respektimi i të drejtave të fëmijëve në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm, thotë Suzana Novobërdaliu, kryetare e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në Parlamentin e Kosovës. Sipas saj, edhe pse është punuar në hartimin e ligjeve për të drejtat e fëmijëve, ato nuk zbatohen në tërësi.
“Me të drejtat e fëmijëve nuk jemi në një pikë të mirë, mund të them se Kosova ka punuar këto 5 vitet e fundit , duke hartuar ligje, legjislacione , kode, por që nuk zbatohen tërësisht. Kjo vlen edhe për të drejtat e njeriut në përgjithësi”, thotë Novobërdaliu.
Numri i fëmijëve që kryejnë punë të ndryshme, e që janë në kundërshtim me Ligjin dhe Konventën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, është mjaft i madh. E gjithë kjo situatë e krijuar, bën që këta fëmijë të jenë të ekspozuar karshi elementeve të ndryshme të shfrytëzimit dhe trafikimit, deklarojnë zyrtarë nga organizata joqeveritare për të drejtat e fëmijëve.
Kuvendi i Republikës së Kosovës në mbledhjet plenare të mbajtura më 1 dhe 7 qershor të këtij viti, pas debatit parlamentar lidhur me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishte nxjerrë 8 rekomandime , duke përfshirë hartimin e projektligjeve për fëmijë, fuqizimin e fëmijëve në shumë fusha, arsimim më të mirë, qasje në shëndetësi publike etj.
Por, zyrtarë në UNICEF thonë se me gjithë promovimin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në mënyrë që ato të avancohen më shumë, gjendja reale nuk është në nivel të kënaqshëm.
“Sot UNICEF-i, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës organizon konferencën për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në mënyrë që ato të avancohen edhe më shumë. Ne mendojmë se roli i Parlamentit të Kosovës do të mund të jetë akoma më i madh. Parlamenti i Kosovës ka adaptuar disa rekomandime për fëmijët, në mënyrë që ato të bëhen realitet. Jemi shumë të vetëdijshëm se përderisa ka pasur progres në avancimin e legjislacionit sa i përket të drejtave të fëmijëve, mbetet një sfidë zbatimi i këtij legjislacioni”, shprehet Dren Rexha, nga UNICEF-i.
Sipas tij, ka pasur arritje në sferat e arsimit, sidomos atij fillor, por që, thotë Rexha, ka mungesë të theksuar në fushën e mbrojtjes sociale.
“Për shkak të implikimeve buxhetore, nuk ka mundësi të mbulohen të gjitha familjet e varfra ku ka fëmijë, dhe nuk mund t’u përgjigjet nevojave të këtyre familjeve. Ideja është që roli i Parlamentit të jetë akoma më i zëshëm në ligjet specifike që kanë të bëjnë me fushën e shëndetit, mirëqenies, arsimit ku interesi më i lartë i fëmijës të merret parasysh dhe legjislacioni i ri që amendamentohet të jetë në të mirën e fëmijëve”, shton Rexha.
Rreth 35 mijë familje me 182 mijë anëtarë në Kosovë janë të varura nga asistenca sociale. Shuma e mjeteve që këto familje marrin nga Qeveria e Kosovës, është prej 40 deri në 80 euro në muaj.
Por, janë edhe mbi 18 mijë familje të tjera, të cilat nuk gëzojnë asgjë nga Qeveria e Kosovës, e që kanë nevojë për produkte elementare ushqimore.
Në anën tjetër, Sami Uka nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, bën të ditur se, edhe pse ka mangësi në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Kosova ka bërë një përparim në përfshirjen e tyre , duke cekur fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas dhe përfshirjen e tyre në shëndetësinë publike.
“Ekzistojnë grupe të margjinalizuara, por mendoj se Kosova ka bërë një përparim në përfshirjen e të gjithë fëmijëve, duke cekur fëmijët e komuniteteve RAE. Ne si OBSH, kemi punuar së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe UNICEF-in, UNFPA-në që të përfshihen sa më shumë në sistemin shëndetësor. Ajo që na brengos më së tepërmi është se fëmijët e margjinalizuar nuk janë të përfshirë në vaksinim, aty ku edhe ne kemi përqendruar përpjekjet më të mëdha, sepse mund të ketë pasoja ehe te masa tjetër e popullatës”, thotë Uka.
Në rezultatet e regjistrimit të popullsisë së Kosovës, ku tregohen edhe shifrat e papunësinë, thuhet se prej 508.100 banorëve që janë të aftë për punë, 44.9 për qind janë të papunë.
Kjo papunësi ka krijuar gjendje të vështirë ekonomike dhe sociale për gjysmën e popullsisë së Kosovës. Andaj, sipas anëtarëve në Komisionin për të drejtat e njeriut në Parlamentin e Kosovës, del se kjo gjendje e krijuar në Kosovë, bën që ligjet e hartuara për të drejtat e fëmijëve të mos zbatohen, fëmijët të punojnë punë të rënda dhe me këtë rast u shkelen të drejtat, për shkak se shpeshherë shtyhen nga vetë prindërit që të punojnë punë të rënda.