Ndërlidhjet

Moska reagon ndaj rezolutës në rastin Magnitsky


Ilsutrim
Ilsutrim
Ligjvënësit rusë kanë denoncuar një propozim të Parlamentit Evropian që të gjitha shtetet anëtare të BE-së, të imponojnë kufizime në udhëtim dhe kufizime financiare për zyrtarët rusë të implikuar në vdekjen e Sergei Magnitskyt.

Të mërkurën, Leonid Slutsky, një deputet i Dumës Shtetërore dhe nënkryetar i delegacionit rus në Parlamentin Europian, e quajti propozimin një “ndërhyrje të pastër në punët e brendshme të Rusisë.”

Aleksei Pushkov, kreu i Komitetit për Çështje Ndërkombëtare të Duma-së tha se propozimi “ka për qëllim që ta ndajë Evropën dhe Rusinë.”

Parlamenti Europian miratoi të martën me shumicë dërrmuese rezolutën që përmban këto rekomandime.

Magnitsky, një avokat i Moskës, u torturua dhe sic thuhet u rrah për vdekje gjatë parabugrimit në vitin 2009.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG