Ndërlidhjet

Kosova kritikon vendimin e UEFA-s për Gjibraltarin


Logo e UEFA-s
Logo e UEFA-s
Vendimi i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) për t’i dhënë Gjibraltarit anëtarësimin e përkohshëm ka hasur në kundërshtimet e Kosovës dhe të Spanjës.

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, ka thënë se UEFA ka aplikuar “standarde të dyfishta”, duke mos pranuar Kosovën, “e cila është njohur nga 91 shtete”, dhe duke avancuar një territor të pavarur si Gjibraltari, me “traditë të pazhvilluar të futbollit”, raporton AP.

Vendimi i UEFA-s për Gjibraltarin, një territor britanik në cepin jugor të Spanjës, ka ndodhur pak ditë pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka shtyrë vendimin për të lejuar ose jo Kosovën që të luajë ndeshje miqësore.

Në Spanjë, ministri i Sportit, Jose Ignacio Uert, ka shfaqur shpresën se “pranimi i përkohshëm i Gjibraltarit në UEFA nuk do të bëhet i përhershëm”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG