Pavarësisht ligjit mbi rezervat shtetërore, Kosova mbetet një nga vendet e pakta që nuk ka rezerva shtetërore. Autoritetet e Kosovës, që nga viti 2011 kanë paralajmëruar se do t’i krijojnë rezervat e para shtetërore.
Në atë kohë, përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, moskrijimin e rezervave të para shtetërore, ata e kishin arsyetuar për shkak të problemeve financiare dhe mungesës së depove për të mbledhur produktet e nevojshme.
Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zyrtarë të kësaj ministrie nuk janë prononcuar për këtë çështje.
Në anën tjetër, ngritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve ushqimore në botë dhe rrjedhimisht edhe në Kosovë, ka nxitur organizatat ekonomike në Kosovë që të kërkojnë nga autoritet e Kosovës që urgjentisht t’i krijojnë rezervat shtetërore.
Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë dy arsye që do të duhej të krijoheshin rezervat shtetërore.
E para është ligji që obligon këtë, ndërsa e dyta është për shkak të nevojave që dalin në treg.
“Rezervat shtetërore kryesisht krijohen për mallrat strategjike, dhe këto mallra kanë një impakt në jetën e qytetarit, dhe si mallra strategjike duhet të kenë një mbikëqyrje nga ana e shtetit, edhe pse shteti nuk ndikon drejtpërdrejt në treg”.
“Mirëpo, në raste të caktuara, mundësohet që tregu mos të çrregullohet komplet për këto mallra që janë me rëndësi për mirëqenien e qytetarit, dhe aty ku ka mungesë kjo që krijohet nga rezervat shtetërore nga inventari i rezervave shtetërore, mundësohet që të hynë në treg në momentet kur kemi mungesë të ndonjë malli apo kur kemi tendenca për rritje çmimesh”, thekson ai.
Rezervat shtetërore, thotë Rukiqi, do të ishin të nevojshme për shkak të mosrritjes së çmimeve në treg.
Krijimi i rezervave shtetërore, sipas tij, do të kishte ndikim që në rast të mungesës së ofertës në treg, të kemi çmime më të përshtatshme për qytetarët.
“Në rastet ekstreme kur kemi krizë të ushqimit për shkak të kushteve natyrore, sigurisht për mallrat strategjike që janë, apo produktet bazike të ushqimit, do të ishte shumë me rëndësi që ne të kemi rezervat shtetërore të administruara, që pastaj do të mundësonin që ne, edhe në një masë, të ndikonim në rritjen e ofertës me çmime më të mira, pastaj rritja e ofertës do të kishte ndikim edhe në uljen e çmimeve”, bën të ditur Rukiqi.
Në anën tjetër, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se rezervat shtetërore janë pjesë e funksionalizmit të shtetit të mirë dhe të shtetit që i siguron qytetarit produkte elementare në kushte të jashtëzakonshme.
“Rezervat shtetërore janë edhe një stabilitet i tregut në kohëra të caktuara, kur në bursa ka lëvizje të mëdha të çmimeve. Gjithmonë rezervat shtetërore blihen kur ofertat janë më të mëdha se kërkesat dhe çmimet janë më të ulëta”, shprehet Shahini.
Një vend si Kosova, që është importues i 90 për qind të produkteve, sipas Shahinit, rezervat shtetërore janë më se të domosdoshme.
Ai thotë se Kosova, në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme, brenda një jave mund të mbetet pa produkte elementare.
“Kosova nuk ka mallra rezervë për asnjë produkt, të cilat, ne për fat të keq i importojmë. Nëse në momente të caktuara kemi forma të jashtëzakonshme dhe nuk kemi import të rregullt, neve brenda javëve do të na paraqiten mungesë e produkteve dhe qytetarët tonë do të ndjejnë këtë mungesë dhe do të shtrenjtohen produktet elementare”, thotë ai.
Rezervat shtetërore të mallrave, sipas ligjit për rezerva në Kosovë, krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë dhe ekonomisë, në rast të çrregullimit të tregut.
Ato gjithashtu krijohen për mbrojtjen e vendit në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake në gjendje lufte - të cilat sjellin dëme të menjëhershme të rënda për jetën, si dhe për shëndetin e popullsisë.