Ndërlidhjet

Policia ruse heton Madonën


Madona
Madona
Policia në Shën Petersburg ka nisur hetime mbi pretendimet se Madona ka shkelur ligjin, i cili ndalon mbështetjen publike të homoseksualitetit në Rusi.

Duke iu drejtuar mijëra njerëzve në koncertin e saj në Shën Petersburg, të enjten e kaluar, Madona ka kërkuar tolerancë për homoseksualët dhe lesbiket, si dhe ka folur për rreziqet e shoqërive që dështojnë të trajtojnë njerëzit e tyre me “dinjitet, respekt dhe dashuri”.

Aktivistët e Organizatës për Kontroll Prindëror i kanë kërkuar policisë që Madona të ndiqet penalisht.

Ligjvënësi i Komunës së Shën Petersburgut, Vladimir Milonov, i cili edhe ka hartuar ligjin anti-homoseksual, ka kërkuar që Madona ose organizatorët e koncertit të sillen para drejtësisë.

Ligji përcakton gjobë deri në 15,700 dollarë për shkelësit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG