Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile, vlerësojnë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera rajonit, është relativisht i mirë. Ata konsiderojnë se një ndër segmentet kryesore të bashkëpunimit rajonal duhet të jetë bashkëpunimi ekonomik, i cili duhet të intensifikohet më shumë.
Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, thotë se duhet të thellohet më tej bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik në mes Kosovës dhe vendet rajonit, si dhe përshpejtimi i realizimit të projekteve të përbashkëta.
Zeka vlerëson se autoritetet kompetente në Prishtinë, prioritet në këtë kuadër kanë bashkëpunimin politik, pastaj atë ekonomik.
“Edhe ky bashkëpunim, i cili ekziston, më tepër reflektohet në shkëmbimet tregtare se sa në ndonjë projekt të përbashkët, që do të kishte për qëllim ndonjë zhvillim ekonomik të gjithëmbarshëm”.
“Po flas këtu në mungesë të bashkëpunimit ose koordinimit në nivel shtetëror ose në nivel të ministrive përkatëse për projekte madhore, i cili do të përfshinte një numër më të madh të shteteve, qoftë Kosovës dhe ndonjë shtet tjetër. Besoj se shumicën e herëve bashkëpunimi politik është ai, i cili dominon bashkëpunimin ekonomik”, thotë Zeka.
Në anën tjetër, përfaqësues të shoqërisë civile vlerësojnë se viteve të fundit marrëdhëniet tregtare me vendet fqinje janë duke u përmirësuar.
Agron Demi, nga Instituti për Studime të Avancuara, GAP, megjithatë shprehet se Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i produkteve të vendeve të rajonit.
“Nëse marrim vetëm dy vitet e fundit, eksporti i mallrave kosovare për në vendet, si Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia, kanë shkuar duke u ngritur nga viti në vit”.
“Mirëpo, është shqetësues se importi prej këtyre vendeve ka shënuar rritje shumë më të madhe se sa eksporti dhe këto vende vazhdojnë të importojnë mallra me sasi të konsiderueshme, qoftë me vlerë monetare, dhe përbëjnë një prej eksporteve më të mëdha në krahasim edhe me vendet tjera të BE-se”, shprehet Demi.
Përderisa bashkëpunimi ekonomik në nivel shtetëror mbetet në nivel të ulët, sipas këtyre përfaqësuesve, persona nga vende të ndryshme të rajonit, por edhe Kosovës, të cilët merren me kontrabandë bashkëpunojnë në nivel të lartë. Arian Zeka thotë se këta persona tejkalojnë çdo barrierë për t’u përfshirë në aktivitete kriminale.
“Zakonisht, njerëzit të cilët janë të përfshirë në ekonominë joformale, janë më të shkathtë dhe shumë më të zottë, se sa bashkëpunimi në nivel institucional, i cili mungon”.
“Në anën tjetër, janë pikërisht kontrabanduesit ose njerëzit që janë të përfshirë në ekonominë joligjore që gjejnë rrugët e bashkëpunimit, duke i tejkaluar të gjitha pengesat tjetra, e duke u përfshirë në aktivitet kriminale, ilegale”, thekson Zeka.
Sidoqoftë, ditë më parë disa qeveri ballkanike kanë paraqitur idenë e formimit të të ashtuquajturit Beneluksit Ballkanik apo bashkimit ekonomik dhe politik të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, që do të ndikonte për bashkëpunim më të shtuar dhe marrëdhënie midis vendeve të këtij rajoni.
Kjo ide është përshëndetur edhe nga Bashkimi Evropian, ndërsa është përkrahur nga qarqe qeveritare shqiptare në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, kurse zyrtarët shtetërorë maqedonas dhe ata të Serbisë kanë shprehur doza dyshimi dhe kundërshtimi, duke thënë se bëhet fjalë për projekt me prapavijë “ Shqipërinë e Madhe”