Ndërlidhjet

FMN jep pjesën e dytë të huasë për Kosovën


Logoja e FMN-së
Logoja e FMN-së
Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi se ka aprovuar dhënien e 48 milionë eurove si pjesë e huasë stand by për Kosovën, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Drita jeshile për këtë u dha pas rishikimit të performancës ekonomike të Kosovës nga FMN-ja në kuadër të një programi të mbështetur nga marrëveshja stand by me vlerë prej 111.5 milionë euro, citon agjencia zyrtarë të FMN-së.

“Politikat makroekonomike dhe financiare janë kryesisht në rrugë të duhur”, vlerësoi FMN-ja.

Dhënia e pjesës së dytë të hua-së është mundësuar pasi Kosova i përmbushi kriteret e një programi 20 mujor të miratuar në muajin prill me qëllim lehtësimin e presionit fiskal dhe ofrimin e mbështetjes për qeverinë sa u takon financave.

Fondi vlerësoi se Kosova “ka mbetur e pandikuar nga kriza në Eurozonë për shkak të tergtisë së ulët dhe lidhjeve të pakëta financiare me këtë zonë”.

FMN-ja parashikoi që GDP-ja reale për vitin 2012 do të jetë 3.8 për qind “e mbështetur nga remitancat solide dhe hyrjes së kapitalit- kryesisht nga diaspora kosovare”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG