Anëtarët e qeverisë mbajtën një minutë heshtje për nder të viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në afërsi të Himarës, ku si pasojë humbën jetën 11 studente, i fejuari i njërës prej tyre, dhe drejtuesi i automjetit.
Gjatë mbledhjes të përjavshme me kabinetin e tij, kryeministri Sali Berisha apeloi për një hetim të gjithanshëm të ngjarjes.
Por, këtij apeli kryeministri Berisha i shtoi dhe nevojën për të përcaktuar rregulla të reja, më të rrepta për transportin e nxënësve dhe studenteve.
“Është e domosdoshme që pas përfundimit të hetimit, hetimeve të plota mbi këtë aksident, më tragjik në historinë e vendit, të nxirren të gjitha përfundimet, në mënyrë që transporti i nxënësve dhe studentëve, transporti i organizuar të ketë kushte dhe rregulla më të veçanta".
"Të përcaktohen qartë detyrimet e respektimit të tyre. Natyrisht, ajo që ndodhë, nuk kthehet, por është detyrë e të gjitha institucioneve ta studiojnë rastin konkret, për të mundur t’i përcaktojnë kushtet dhe rregullat që ndikojnë pozitivisht në parandalimin e tyre”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.
Hetimet mbi ngjarjen do të kërkojnë rreth një javë për të dalë me një konkluzion mbi shkaqet e aksidentit.
Ekspertët kanë përjashtuar ndërkohë rrugën si shkak të aksidentit, dhe janë fokusuar në pistën e gabimit njerëzor dhe defektit të automjetit.
Gjatë mbledhjes së qeverisë kryeministri garantoi familjet e studenteve të plagosura për mbështetje maksimale për përmirësimin e shëndetit të tyre.
Ndërkohë gjendja e studenteve të plagosura ka ardhur drejt përmirësimit, një pjesë e mire e tyre kanë lënë spitalin, kryesisht ato të shtruara në spitalin e Vlorës.
Vazhdon të paraqitet e rëndë gjendja shëndetësore e dy studenteve të cilat ndodhen në spitalin ushtarak në Tiranë.
Ato kanë marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit dhe mbahen në jetë me frymëmarrje artificiale.
Të mërkurën kanë dalë nga reanimacioni pesë studente që ndodhen në spitalin ushtarak, ndërsa një tjetër do të vazhdojë të qëndrojë për trajtim më të specializuar.