Ndërlidhjet

Historiku i aksidenteve tragjike në Shqipëri




21 maj 2012, 13 të vdekur dhe 26 të plagosur. Aksidenti i Himarës.

Në vitin 1989, humbin jetën 23 persona. Një autobus me studentë përplaset, duke shkaktuar plagosjen e udhëtarëve. Gjatë trasportimit të tyre për në spital, të dy helikopterët rrëzohen si pasojë e motit të keq, duke shkaktuar vdekjen e 23 personave.

14 tetor 2004, humbin jetën në një aksident në Fushë Arrëz, 15 nxënës. Ata ishin nxënës në gjimnazin “Abdyl Frashëri” të Malishevës. Në autobus ndodheshin 50 nxënës.

17 korrik 2010, humbin jetën në aksident 14 persona. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatin Dom të komunës Gjegjan të rrethit të Pukës. Autobusi me të cilin udhëtonin rreth 24 persona ka rënë në humnerë, duke përfunduar në lumin Fan.

9 nëntor 2010 në Mallakastër, aksidentohet një autobus i nisur në drejtim të Greqisë, duke vrarë kështu 9 persona dhe plagosur 40 të tjerë. Autobusi i linjës Tiranë-Athinë ra në humnerë në një lartësi prej 100 metrash.

19 mars 2007 në aksin Dukagjin-Shkodër, një furgon me 13 persona ra në humnerë dhe përfundoi në lumin Kir. Nga aksidenti humbën jetën 6 persona, mes të cilëve dhe një femijë.
XS
SM
MD
LG