Ndërlidhjet

Kredia e FMN-së: E mirëseardhur - por e paqartë


FMN
FMN

Kredia e Fondit Monetar Ndërkombëtar do të ruajë stabilitetin makroekonomik dhe financiar në Kosovë, nëse autoritet kompetente këto mjete i shpenzojnë në mënyrë transparente, thonë njohës të çështjeve ekonomike.

Ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar një kredi prej rreth 107 milionë eurosh.

Nga kjo shumë, 5 milionë euro mund të merren menjëherë, ndërsa shuma tjetër, siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Financave, përkrah programin ekonomik të qeverisë për vitin 2012-2013.

Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, thotë se marrja e kredisë nga FMN-ja është një sinjal i mirë për Kosovën dhe ekonominë e saj, pasi dërgohet një sinjal pozitiv tek investitorët e jashtëm dhe partneret ndërkombëtar, se ekonomia e Kosovës është në harmoni me kriteret e FMN-se.

Megjithatë, Gashi thotë se autoritete kompetente duhet të jenë të kujdesshme në shfrytëzimin e kredive.

Ardhja e kredive nga institucionet financiare ndërkombëtare është e mirëseardhur, mirëpo ne duhet të kemi shumë kujdes se për çfarë po i marrim këto kredi, për çka po i shfrytëzojmë”.

Këto kredi po merren nga kjo qeveri, dhe do të kthehen nga qeveria tjetër dhe nga taksapaguesit kosovarë në të ardhmen”, thotë Gashi

Ndërkaq, Agron Demi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara “GAP”, pohon se kjo kredi do të shfrytëzohet për rritjen e sigurimit buxhetor dhe jo për projekte kapitale.

Ajo çfarë financon kjo kredi ka të bëjë më projektet që kanë të bëjnë më vendosjen e kontrollit financiar, duke rritur kapacitet e brendshme të qeverise për kontroll financiar, duke asistuar tek ekzekutivi për zgjerimin e bazës se të hyrave, çoftë në Administratën Tatimore çoftë në Dogana”.

Kjo është ndihma që jep FMN- ja dhe nuk do të ketë ndihmë për projekte konkrete, çoftë investime kapitale, apo diçka tjetër”, thekson Demi.

Por, ai thotë se mbetet e paqartë se çka përmban programi ekonomik i qeverisë për vitin 2012-2013, për të cilin program, deri në fund të vitit do të jepen 90 milionë euro nga shuma e përgjithshme e marrëveshjes.

Qeveria e Kosovës viteve të fundit ka aprovuar një mori planesh ekonomike të cilat më pas kanë rezultuar të pazbatuara. Një prej planeve ekonomike është Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2013-2015, e cila po sa është miratuar”.

Por, në kohën kur është arritur marrëveshja më FMN-në, një kornizë e tillë është dashur të jetë 2011-2013. Tash mbetet të shihet se cilat pjesë Qeveria e Kosovës ka mbetur ende t’i zbatojë, ashtu siç ka qenë marrëveshja fillestare më Fondin Monetar Ndërkombëtar”, tha Demi.

Lidhur më programin ekonomik të Qeverisë së Kosovës, për periudhën 2012 - 2013, eksperti tjetër i ekonomisë, Naim Gashi, shprehet:

Unë jam i mendimit se këto janë ndihma të drejtpërdrejta në buxhetin e Kosovës, dhe në kuadër të buxhetit janë edhe planet e qeverisë për shpenzime në Kornizën Afatmesme dhe Afatgjate të Shpenzimeve, dhe kjo ka të bëjë kryekëput financimin më direkt në buxhetin e Kosovës”.

Ndërkaq, edhe pas përpjekjeve të Radios Evropa e Lirë për të sqaruar se çka përmban programi ekonomik, nga zyrtarë në Ministrinë e Financave nuk arritëm te marrim përgjigje.

Fondi Monetar Ndërkombëtar një vit më parë pat pezulluar fondet për Kosovën, pasi qeveria kosovare, njëanshëm pat rritur pagat në sektorin publik, duke shkaktuar kundërshtimin e këtij institucioni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG