Analistët shohin pak shanse që ish-kryetari I Partisë Socialiste, Fatos Nano, të zgjidhet si president i ardhshëm i vendit. Nano e ka shfaqur hapur ambicien e tij dhe ka nisur një seri takimesh politike për të garantuar vota, jo vetëm për kandidimin e tij, por dhe zgjedhjen e tij si president i ardhshëm i vendit.
Ndryshe nga sa pritej, për shkak të drejtimit për rreth 15 vjet të Partisë Socialiste, ai po synon kandidimin si një president mbi palët.
Analisti Frok Çupi thotë se kandidimi nuk do të jetë aspak i vështirë për Fatos Nanon.
“Shanset për të kandiduar janë 100 për qind, sepse, ju e dini, me 20 deputetë propozohet një kandidat për president. Kështu që kjo është një çështje e zgjidhur", thotë Çupi.
Por, tejkalimi i këtij hapi të parë, për analistin Lutfi Dervishi nuk do të thotë se Nano ka shanse për fitore.
“Po t’i qëndrojmë logjikës çfarë deklaron mazhoranca aktuale - ajo deklaron që do të ketë një kandidat të vetin - kjo përjashton në njëfarë mënyre atë që kërkon opinioni publik - kërkon një kandidaturë konsensuale. Zotit Nano i mungon konsensusi që në hapat e parë”, shprehet Dervishi.
Analisti Çupi, vlerëson se shanset e Nanos për fitore, i zvogëlon dhe mungesa e mbështetjes zyrtare nga ana e Partisë Socialiste.
“Shanset reale nuk i shikoj deri më sot, përderisa Partia Socialiste nuk e promovon, nuk e bën kandidat të saj dhe nuk e mbështet. Edhe unë dhe ju do të dëshironin që të kishim një president mbi palët, një president që të vinte nga populli, një president që të vinte nga ajka, një president që të ishte më i miri i gjithçkaje”.
“Por, presidenti është hallkë në mekanizmin shtetëror, është produkt kushtetues, është produkt ligji, nuk është produkt publiku, kështu që nuk ka se si ta votojnë të tjerët, përveçse partia e tij”, vlerëson Çupi.
Nëse bashkohen në analizën mbi shanset e Fatos Nanos për t’u zgjedhur ose jo president, analistët ndahen në qëndrimin personal mbi kandidimin e mundshëm të tij për kryetar shteti. Analisti Dervishi thotë se rikthimi te figura të tilla, është dëshmi e problemeve të klasës politike në Shqipëri.
“Në një kuptim më të gjerë nuk do ta quaja pozitive që rikthehemi te një figurë politike, e cila menduam se e la karrierën politike dhe që krijon institucionin e dorëheqjes dhe që e respekton atë. Vetë kandidimi i zotit Nano tregon që Shqipëria ka një problem me qarkullimin e elitave”, thekson Dervishi.
Por, analisti Çupi gjykon ndryshe:
“Do të ishte një shans shumë i mirë për vetë vendin, që një ish-kryeministër me eksperiencë dhe një ish-kryetar i një partie, që e ktheu partinë thuajse staliniste në një parti moderne, të ishte president i vendit. Është një gjë e mirë”.
Duke iu rikthyer edhe një herë shanseve për fitore të Fatos Nanos, analisti Dervishi thotë se figura e tij, po përdoret politikisht nga të dyja palët.
“Duket sikur ka një lojë të dyanshme që zoti Nano të përdoret në të dy krahët. Në një kuptim, mazhoranca, si një figurë që mund të krijojë probleme potenciale brenda së majtës, në një të ardhme të afërt apo të largët”.
“Dhe, në anën tjetër, e majta e sheh si një figurë që mund të balancojë kryeministrin Berisha, duke pasur pozicionin e presidentit, i cili nuk është dhe aq simbolik”, thotë Dervishi.
Kjo nuk është hera e parë që Fatos Nano, i njohur si lideri historik i së majtës, synon postin e ptë Republikës.
Në vitin 2007 ai doli nga gara, për shkak se Partia Socialiste refuzoi ta mbështesë. Por, gjatë këtij procesi, Nano do të mbahet mend dhe si një ndër 6 deputetët socialistë që votuan dhe ndihmuan Bamir Topin të fitojë garën për president. Kjo shmangu krizën presidenciale e për rrjedhojë zgjedhjet e parakohshme, pasi mazhoranca aso kohe nuk i dispononte votat për të zgjedhur presidentin.
Sot, me ndryshimet që ju bënë kushtetutës në vitin 2008, mazhoranca ka votat e duhura për të zgjedhur presidentin. Por, në qarqe politike qarkullojnë zëra se mazhoranca i detyrohet Nanos për atë çfarë ai bëri në vitin 2007 - argument ky që për analistin Çupi nuk qëndron.
“Detyrimet politike nuk shkojnë në mirënjohje, politika nuk është mirënjohje, nuk është sentimentalizëm, nuk është romantizëm, politika është llogari”, potencon Çupi.
Me gjithë skepticizmin e analistëve, Fatos Nano vijon takimet me politikanë për kandidimin e tij si president mbi palët. Ai është takuar me kryetarin e PS-së, Edi Rama, dhe atë të LSI-së Ilir Meta, të cilët kanë shmangur qëndrimet e qarta zyrtare nëse do të mbështesin apo jo Fatos Nanon.
Takime të ngjashme Nano pritet të zhvillojë dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, si dhe të tjerë liderë partish politike, të përfaqësuara me deputetë në Kuvend.

Zotit Nano i mungon konsensusi që në hapat e parë.

Detyrimet politike nuk shkojnë në mirënjohje, politika nuk është mirënjohje, nuk është sentimentalizëm, nuk është romantizëm, politika është llogari.