Ndërlidhjet

Vlerësim ndërkombëtar për krimin e organizuar


Pamje nga Prishtina
Pamje nga Prishtina
Rëndësia për vendosjen e sundimit të ligjit dhe rezultatet e deritashme që Kosova arriti në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe llojeve të tjera të krimeve ekonomike duket se kanë shtyrë mekanizmat evropianë të marrin timonin për një vlerësim të hollësishëm për gjendjen aktuale në këtë fushë.

Në konferencën për media të mbajtur me rastin e nisjes së këtij projekti vlerësues u tha se luftimi i krimit ekonomik e korrupsionit është i domosdoshëm për avancimin evropian të Kosovës.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuell Zhbogar, tha se ekzistojnë mjetet teknike për të arritur rezultate konkrete në këtë drejtim, por se është e nevojshme mbështetja politike e institucioneve përgjegjëse të vendit.

Këtu aplikojmë disa instrumente duke u nisur nga aktivitetet e EULEX-it e deri te dialogu i strukturar mirë për rend dhe ligj, të cilin do ta nisim me Kosovën në fund të majit”, tha Zhbogar.

Në vitin 2011 thuhet se prokuroritë e Kosovës kanë zgjidhur 538 kallëzime penale kundër 1038 personave, ndërkaq kanë mbetur të pazgjidhura 421 kallëzime penale kundër 824 personave.

Gjatë vitit të kaluar thuhet se janë ngritur 107 propozim akuza kundër 139 personave,
107 aktakuza kundër 478 personave; pastaj thuhet se janë hedhur 165 kallëzime penale kundër 216 personave dhe janë pushuar 31 hetime kundër 71 personave.

Ditë më parë, EULEX-i bëri të ditur se është duke hetuar 93 raste që kanë të bëjnë me korrupsion dhe krim të organizuar në tërë territorin e Kosovës.

Por, ministrja për integrime, Vlora Çitaku, kërkoi mbështetjen e mekanizmave ndërkombëtarë për t’i vënë para drejtësisë ata që janë të përfshirë në krime të tilla-përfshirë pjesën veriore të Kosovës.

Vetëm në veri të Kosovës buxheti i Kosovës humb me miliona euro çdo vit si rezultat i aktiviteteve kriminale”, tha ajo për të shtuar se Kosova ka bërë tashmë hapat e nevojshëm legjislativ e teknik për luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.

Për angazhime të tjera në këtë drejtim foli dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherazi ministër i drejtësisë, Hajredin Kuçi.

Ai shprehu bindjen se me miratimin në Kuvend i Kodit të Ri të Procedurës Penale do të përmirësohet hetimi i krimeve të ndërlikuara- si ato të krimit të organizuar dhe se do të përmirësohet mundësia e marrjes së dëshmive financiare dhe prezantimit të tyre para gjykatës.

Kuçi tha se një përpjekje tjetër për luftimin e krimit të organizuar dhe atij ekonomik
është krijimi i dhomave të veçanta brenda gjykatave themelore dhe asaj të Apelit në Prishtinë e cila, siç shpjegoi ai, do të jetë kompetente vetëm për veprat penale nën kompetencën e Prokurorisë Speciale.

Veprat penale të kriminalitetit ekonomik, përshirë këtu korrupsionin, krimin e organizuar, financimin e terrorizmit dhe format e tjera të tij dhe shpëlarja e parave do të gjykohen nga dhoma të specializuara pikërisht për to... dua të theksoj edhe një herë nevojën e domosdoshme që kjo luftë të profesionalizohet shumë më shumë dhe të ashpërsohet”, u shpreh Kuçi.

Me qëllim luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit, në Kosovë veprojnë Task-Forca kundër korrupsionit - e themeluar nga Qeveria e Kosovës; me detyrë qendrore adresimin e rasteve të korrupsionit në vend vepron dhe Agjencia Kundër Korrupsionit, ndërsa së fundi u themelua dhe Këshilli Anti-Korrupsion, me iniciativën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Autoritetet ndërkombëtare kanë drejtuar, megjithatë, kritika të ashpra në adresë të institucioneve përgjegjëse për luftimin e kësaj dukurie duke thënë se korrupsioni është bërë i zakonshëm në Kosovë deh se është futur në çdo nivel.
XS
SM
MD
LG