Derisa mbetjet industriale në vendet e rajonit trajtohen dhe në shumicën e rasteve trajtimi i tyre rezulton me leverdi ekonomike, në Kosovë këto mbetje vazhdojnë ta ndotin ambientin, kjo për faktin se Kosova ende nuk e ka të rregulluar mjaftueshëm aspektin ligjor për trajtimin e këtyre mbetjeve industriale, thonë përfaqësues të organizatave ekonomike në Kosovë dhe ekspertë të çështjeve ekonomike.
Edhe njohësit e çështjeve ekonomike pohojnë se trajtimi i tyre do të ishte gjenerues i rëndësishëm i vendeve të punës dhe të hyrave, të cilat mund të përdoreshin për rehabilitimin e hapësirave të kontaminuara.
Nga ndërmarrjet publike, të cilat gjenden në Kosovë, mbetje industriale ka kompleksi metalurgjik "Trepça", që gjendet në Mitrovicë, Korporata Energjetike e Kosovës, si dhe disa ndërmarrje tjera.
Vetëm në gjigantin metalurgjik “Trepça” gjatë 80 vjet të punës së tij, janë akumuluar 80 milionë mbetje industriale, mbetje këto të cilat përmbajnë metal, plumb, zink, argjend dhe metale tjera të rralla.
Zëdhënësi i kombinatit “Trepça”, Bislim Muçaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se vitin e kaluar kanë pasur një tender për shitjen e këtyre mbetjeve, por Agjencia Kosovare e Privatizimit e kishte anuluar dhe tash i gjithë procesi do të përsëritet.
“Një pjesë e tyre, jo të gjitha mbetjet industriale kanë vlerë ekonomike dhe, sipas ofertës që kanë dhënë kompanitë e ndryshme në tenderin e anuluar, kanë dhënë një shumë të madhe. Vetëm deponia e Artanës ka dhënë diku 18 euro për ton, do të thotë një deponi prej 1.5 milion ton; rreth 28 milionë ka qenë vlera e ofertuar dhe që do të ricikloheshin në vend dhe pastaj ka qenë edhe rehabilitimi i zonës ku janë përqendruar ato mbetje industriale”, thotë Muçaj.
Çështja e mbetjeve industriale është diçka që është adresuar qysh moti në Bashkimin Evropian dhe në vendet tjera të zhvilluara. Industritë përkatëse duhet gjithsesi t’i trajtojnë mbetjet industriale, fillimisht që të mos ketë mbetje industriale dhe gjithçka të jetë në kuadër të ciklimit të mbyllur me çka nuk do të ndotej ambienti.
Eksperti i çështjeve ekonomike, Lekë Musa, thotë se në rast se ekzistojnë mbetjet industriale, duhet të shihet mundësia që të hyjnë prapë në një formë tjetër në prodhim, natyrisht, siç thekson ai duke pasur parasysh standardet ambientale.
“KEK-u,Trepça dhe ndërmarrjet tjera publike janë duke e ndotur ambientin për shkak se Ligji i prokurimit i kufizon dhe nuk janë në gjendje që ta shesin apo t’i japin në përdorim këto mbetje industriale. Prandaj, ne kemi me miliona tonelata të hirit. Në vend që ato të hyjnë në prodhim në industri tjera, ato vazhdojnë të mbesin aty duke e ndotur ambientin dhe mbesin të papërdorura”, vlerëson Musa.
Musa thekson se nga mbetjet industriale, Kosova do të kishte leverdi të mëdha ekonomike duke krijuar edhe industri të reja nga këto mbetje, të cilat e kanë një vlerë të caktuar.
“Shumë absurde në Kosovë është fakti se ato industri tjera, që kanë nevojë për këto mbetje, si për shembull te hiri, në vend se t’i marrin ato nga KEK-u, ato i importojnë, për shkak se Ligji i prokurimit ka procedura të komplikuara dhe nuk e lejon shitjen e menjëhershme”, thekson Musa.
Çështjen e mbetjeve industriale së fundi e ka ngritur Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Ata kanë shprehur shqetësim për mostrajtimin e mbetjeve industriale. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndërmarrjet e mëdha industriale në Kosovë nga mbetjet e tyre industriale kanë leverdi ekonomike.
“Ajo çka ndodh për momentin në Kosovë, përveç faktit se që këto mbetje nuk tregtohen, nuk shiten, nuk gjenerohet fitim prej tyre, në të njëjtën kohë ato vazhdojnë të kontaminojnë hapësirat ku janë të deponuara”, thekson Zeka.
Ndryshe, praktikat nga vendet e rajonit tregojnë se ka fabrika dhe ka mundësi të tjera për riciklimi apo për ripërdorim të këtyre mbetjeve industriale. Por fatkeqësisht, për shkak të shumës së madhe që nevojitet për ndërtimin e këtyre fabrikave, në Kosovë mungojnë objekte të tilla.

KEK-u,Trepça dhe ndërmarrjet tjera publike janë duke e ndotur ambientin për shkak se Ligji i prokurimit i kufizon...

...përveç faktit se që këto mbetje nuk tregtohen, nuk shiten, nuk gjenerohet fitim prej tyre, në të njëjtën kohë ato vazhdojnë të kontaminojnë hapësirat ku janë të deponuara.