Procesi i privatizimit në Kosovë, i cili ka filluar 10 vjet më parë, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, ka ngecur në privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore që gjenden nëpër rajone të banuara me shumicë serbe. Ata thonë se mosprivatizimi i këtyre ndërmarrjeve ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të atyre zonave.
Dështimin për privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore në rajonet e banuara me shumicë serbe, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, e dëshmon më së miri fakti i mosprivatizimit të kompleksit turistik “Brezovica”, që gjendet në komunën e Shtërpcës, rajon ky i banuar me shumicë serbe.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, e quan të pakuptimtë mosnisjen e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve publike që gjenden në zonat e banuara me komunitete tjera pakicë.
“Pas shpalljes së pavarësisë së vendit, pas krijimit të komunave të reja, të cilat funksionojnë në sistemin juridik të Kosovës, atëherë gjithsesi duhet të shtyhet përpara procesi i privatizimit të ndërmarrjeve, në radhë të parë e kam fjalën për kompleksin turistik ‘Brezovica’, që gjendet në komunën e Shtërpcës”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.
Privatizimi i “Brezovicës” ishte menduar të bëhej në vitin 2006, por në atë kohë ishte pezulluar për shkak se, siç ishte thënë, ky kompleks gjendet në një rajon të banuar me shumicë serbe.
Edhe tani, pas gjashtë vjetësh, privatizimi i këtij kompleksi ka mbetur në fazë fillestare dhe nuk ka asgjë konkrete rreth privatizimit të tij.
Sipas Arian Zekës, privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në rajonet e banuara me shumicë serbe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të atyre komunave.
“Privatizimi i kompleksit turistik ‘Brezovica’ do të mundësonte absorbimin apo investimin e mjeteve të reja kapitale. Ajo çka është më e rëndësishme, do të mundësonte sjelljen e njohurive të reja, natyrisht nëse procesi i privatizimit do të kryhej në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe në një mënyrë që do të garantonte konkurrencë të lirë. Po ashtu, në fund, do të ishte mirë nëse investitorët do të ishin njerëz që do të sillnin njohuri të reja për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e pastajme të këtyre pikave turistike”, thekson Zeka.
Në anën tjetër, kohë më parë në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kanë thënë se kjo agjenci zhvillon privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore në gjithë territorin e Kosovës.
Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi, pati thënë se që nga fillimi i procesit të privatizimit në vitin 2002, deri më tani janë privatizuar më shumë se gjysma e ndërmarrjeve shoqërore.
Nga këto ndërmarrje të privatizuara, sipas Kaloshit , janë krijuar 640 ndërmarrje të reja, dhe Agjencia ka përmbyllur 636 kontrata të shitjes, prej tyre 611 janë me metodën ‘spin off’, kurse me likuidim, deri më tani janë nënshkruar 200 kontrata.
Ndërsa, në Fondet e Mirëbesimit, sipas Kaloshit, janë grumbulluar rreth 590 milionë euro.
Mjaft kritik për mosprivatizimin e ndërmarrjeve shoqërore në rajonet e banuara me shumicë serbe, shprehet edhe sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
“Politika, realisht, që ka ndikuar në vendimmarrje edhe në kohën e UNMIK-ut, pra zhargitja në atë kohën ka qenë jashtëzakonisht shumë konservative apo e mbyllur në raport me çdo lëvizje pozitive në zonat me banim serb. Tani, po ashtu, edhe Bashkimi Evropian ka ndikuar që këto ndërmarrje të mos jenë pjesë e privatizimit deri më tani”, shprehet Rukiqi.
Sidoqoftë, edhe Rukiqi konsideron se privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në këto zona, do të kishte ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit. Ai thotë se secila zonë e Kosovës ka karakteristikat e veta, e sidomos ato zona që kanë resurse të caktuara natyrore.
“Do të ndikonin që një pjesë e madhe e banorëve në këto komuna të vogla të punësoheshin. Në komuna të vogla çdo punësim vërehet shumë dhe ka pastaj ndikime të mëdha në mirëqenien e këtyre banorëve. Prandaj, është e pakuptimtë logjika që kanë përdorur institucionet ndërkombëtare që kjo do të shkaktonte probleme, pasi që në asnjë moment nuk mund të themi se gjendja më e mirë ekonomike shkakton probleme, por përkundrazi mund të jetë edhe adresim i mirë i problemeve politike që janë në këto zona”, vlerëson Rukiqi.

Privatizimi i kompleksit turistik ‘Brezovica’ do të mundësonte absorbimin apo investimin e mjeteve të reja kapitale.