Dyzetetrevjeçarja Stana Çishiq është nënë e një foshnjeje të vrarë nga snajperistët. Ajo është shumë e fortë. Është burri i saj, Samiri, ai që qan në heshtje, derisa Stana tregon se si vajza e tyre, Irina, është qëlluar për vdekje vetëm pak ditë pas ditëlindjes së saj të parë, në tetor të vitit 1993.
“Katër ditë pas ditëlindjes së saj, kishim dalë në shëtitje. Ishte ditë e bukur dhe dilnim kur nuk kishte të shtëna. Por, atë ditë, atë e qëlloi plumbi i snajperit. Nxituam në spital dhe ajo iu nënshtrua një operacioni urgjent. Ishin shumë mjekë që luftonin për jetën e saj. Por, trupi i saj ishte shumë i vogël dhe i brishtë. Vdiq në duart e Samirit”, rrëfen Stana.
Irina ishte vetëm një nga qindra fëmijët e vrarë gjatë rrethimit 44-muajsh të Sarajevës. Forcat serbe të Bosnjës rrethuan qytetin, të alarmuara nga vendimi i shumicës myslimane për t’u shkëputur nga Jugosllavia federale, duke ndërprerë furnizimet me ushqime dhe energji elektrike dhe duke qëlluar banorët me plumba snajperësh dhe mortaja.
Rrethimi i Sarajevës ishte më i gjati në historinë moderne të Evropës, një vit më i gjatë se bllokimi i Leningradit në Luftën e Dytë Botërore. Atë e bën edhe më tronditës dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të ndërhyrë, me gjithë mbulimin e gjerë të mediave dhe praninë e trupave të Kombeve të Bashkuara.
Drejtori i Teatrit, Haris Pashoviq, i cili organizon përkujtimet e 6 prillit, thotë se ngjarja është një mundësi për sarajevasit që bashkërisht të kujtojnë humbjet e të afërmve dhe miqve.
Organizimet e tij përfshijnë një lexim poetik dhe vendosjen e 11,541 karrigeve të kuqe pranë memorialit të qytetit. Karriget, thotë Pashoviq, simbolizojnë numrin zyrtar të qytetarëve të Sarajevës që kanë humbur jetën gjatë rrethimit – boshnjakë, serbë, kroatë dhe të tjerë.
“Ne kemi humbur një qytet të tërë brenda qytetit. Nëse këta njerëz nuk do të ishin vrarë, do të ekzistonte një masë e madhe e tyre, të cilët do të kontribuonin në jetën krijuese të qytetit – si inxhinierë, arkitektë, punëtorë, kuzhinierë apo furrtarë. Por, kjo ishte vrasje e pastër. Ata u vranë, sepse e donin këtë qytet, besonin në këtë qytet dhe në vlerat e tij“, thotë Pashoviq.
Kultura e kafesë vazhdon të lulëzojë në Sarajevë. Dashuria për të, cigaren dhe bisedat, mbetet e pazvogëluar. Megjithatë, në mesin e rrokaqiejve të rinj, qendrave tregtare, xhamive të ndërtuara nga Arabia Saudite, duken edhe plagët e luftës. Biblioteka Kombëtare e Qytetit, e cila u shkatërrua nga lufta, mbetet larg riparimit.
Kjo, sipas banorëve, është rezultat i një paralize administrative që është trashëgimi e Marrëveshjes së Dejtonit – traktatit që i dha fund luftës. Sistemi qeveritar i Bosnjës, i hartuar në parimin e përfaqësimit të barabartë etnik dhe rajonal, thuhet të jetë në masë të madhe i paefektshëm.
Boro Kontiq, i cili ka kaluar luftën si redaktor në Radio Sarajevë dhe që tani drejton media-qendrën e qytetit, thotë se Bosnja mbetet “vend i revolucionit dhe jo evolucionit”.
“Nuk kemi dialog në vendin tonë. Vazhdojmë të jetojmë në këto llogore sikur të ishte luftë. Do të ishte mirë vetëm të flitej për luftën – pasojat e luftës, krimet e luftës, por jo me fjalë të mëdha. Vetëm një diskutim. Ose, cilat janë gjërat e vogla që na bashkojnë? Futbolli? Kultura? Cila është e ardhmja e vendit tonë? Pse të mos diskutohet kjo?“, pyetet Kontiq.
Deklarata të njëjta mund të dëgjohen nga shumë prej atyre që kanë vuajtur më së shumti gjatë luftës. Shtatëdhjetedyvjeçari Esad Pozhder është njëri nga të mbijetuarit e bombardimeve në tregun qendror të qytetit “Merkale”, në gusht të vitit 1995.
Pesë mortaja kishin goditur tregun, i cili ishte tronditur nga një sulm shkatërrues edhe një vit më parë. Sulmi i dytë la 37 të vrarë, në mesin e tyre motrën e Pozhderit dhe një mik të ngushtë të tij.
Sot, tregu është plot jetë, me tregtarë, prodhime të bollshme dhe të freskëta, si dhe vazo me lule shumëngjyrëshe. Një mur i kuq në pjesën e prapme të tij mban emrat e të vrarëve në sulme.
Shumë të mbijetuar thonë se e kanë të vështirë të kthehen në Merkale, vendin e dhunës së luftëtarëve serbë ndaj qytetarëve me shumicë myslimane. Por, jo edhe Pozhder.
“Unë kam bërë paqe me gjithë këtë”, thotë ai, duke sugjeruar edhe vendin e tij të bëjë të njëjtën.
“Ju, thjesht, nuk mund të keni një Republikë Serbe atje dhe neve këtu. Ajo do të ndahet. Ne duhet të kemi një Bosnjë e Hercegovinë, me të tria komunitetet – myslimanët, serbët, kroatët. Duhet të kemi një lloj miqësie që kemi pasur dikur. Gjërat nuk mund të bëhen mirë derisa njerëzit nuk ribashkohen në një mënyrë të përshtatshme”, thotë Pozhder.
Stana Çishiq, e cila tani ka dy vajza, njërën 12 dhe tjetrën 16 vjeçe, pajtohet. Ajo vetë është produkt i një martese katolike-ortodokse, ndërsa burri i saj është mysliman.
“Ne kremtojmë të gjitha festat në shtëpinë tonë – Pashkët Katolike, Pashkët Ortodokse, Ramazanin, Krishtlindjet. Për ne, kjo është normale”, thotë ajo.
Stana dhe Samiri vazhdojnë të ruajnë plumbin që ka vrarë fëmijën e tyre të parë, Irinën. Kur vajzat e tjera pyesin për vrasësin e motrës së tyre, ata thonë se janë të kujdesshëm në shpjegimet, duke mos folur për ndarjet e urryera etnike dhe kombëtare.
Ironikisht, Stana do të kalojë 6 prillin jo në Sarajevë, por në Beograd, ku është ftuar të mbajë fjalim për Irinën. Ajo thotë se është e shqetësuar me udhëtimin, porse kurrë nuk do të ngurrojë të flasë për fëmijën e saj të humbur.
“Nuk është e vështirë për mua. Dua të flas për vajzën time. Kur flas për të, ndjej se ajo është ende këtu”, thotë Stana. (v.t.)