Përveç kreut të Task-forcës kundër korrupsionit, Nazmi Mustafi, dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, Reshat Zherka, të cilët u arrestuan të hënën nën dyshimin për përfshirje në korrupsion, lidhur me dyshimet për shpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrimin e ndikimit, është arrestuar edhe një person i tretë.
Radio Evropa e Lirë mësoi se personi në fjalë të jetë arrestuar të martën në mëngjes në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ndërsa nuk u përjashtua mundësia që bëhet fjalë për të vëllanë e Zherkës, Xhelal Zherka.
Ndërkaq, mediat vendore raportojnë se Gjykata në Pejë, dy prej të arrestuarve u ka caktuar masën e paraburgimit, njërit prej 30 ditësh dhe tjetrit 15 ditë, kurse për personin e tretë pritet të merret vendimi për caktimin e masës së arrestit.
Zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hotën, rikujtoi se në çfarë dyshime bazohet hetimi i prokurorëve të EULEX-it.
“Dyshimet, të cilat po hetohen janë shpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim të ndikimit. Andaj, një gjykatës evropian pritet ta marrë vendimin për këtë çështje”, u shpreh Hotën.
Autoritetet kosovare dhe krerët e institucioneve të drejtësisë reaguan gjatë ditës ndaj arrestimit të Mustafit dhe vëllezërve Zherka.
Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, shprehu “indinjatën e thellë” për shkak se “një prokuror i sistemit prokurorial dhe njëherësh udhëheqës i Task - forcës anti-korrupsion, në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka rënë në kundërshtim me ligjin dhe dyshohet të ketë kryer vepra penale, për luftimin e së cilave vepra kishte pozitë kyçe në sistemin prokuroria”.
“Padyshim, kjo është një goditje për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, por gjithashtu, jam i bindur se për këtë sistem do të ishte goditje edhe më e rëndë sikur të mos e merrnim me seriozitet dhe përkushtim të plotë hetimin e këtij rasti që nga momenti kur kemi pranuar informatën e parë”, u shpreh Kabashi në një komunikatë dërguar mediave.
Kabashi inkurajoi EULEX-in për zbardhjen e rastit, ndërsa ofroi mbështetjen për hetimet që ky mekanizëm po i zhvillon ndaj të arrestuarve.
Mësohet se, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, Kabashi të ketë kërkuar nga Zyra e Inspektoratit Gjyqësor dhe Prokurorial dhe nga Komisioni Disiplinor i Këshillit Prokurorial të Kosovës që menjëherë të fillojnë procedurën disiplinore kundër prokurorit Nazmi Mustafi, si dhe ta trajtojnë këtë rast me prioritet absolut.
Veprimet e prokurorit, sipas Kabashit, “paraqesin në të njëjtën kohë edhe shkelje të Kodit të Etikës për Prokurorë, që mund ta vënë në pikëpyetje integritetin e sistemit prokurorial të vendit”.
Njëri nga të arrestuarit, Nazmi Mustafi, ishte emëruar në krye të Task-forcës kundër korrupsionit, themelimin e së cilës e pati inicuar kryeministri Hashim Thaçi, në vitin 2010.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, shprehu bindjen që organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre për ta zgjidhur rastin.
“Vendimet që vijnë nga drejtësia janë të respektueshme ndaj kujtdo që vijnë. Unë jam i bindur që organet e drejtësisë do ta kryejnë punën e vet në cilindo rast”, theksoi Kuçi.
Shoqëria civile, ndërkaq, shprehu shqetësimin e saj për arrestimin e kreut të Task-forcës kundër korrupsionit dhe bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar.
“Ky rast dëshmon edhe njëherë për dështimin e mekanizmave të shumëfishtë të krijuara nga institucionet politike në Kosovë (Presidenca, Qeveria dhe Parlamenti), për luftimin me efikasitet të korrupsionit duke e vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën për ekzistencën e mëtutjeshme të tyre. Sepse këta ‘supermekanizma’ janë krijuar vetëm për efekte mediatike për konsum të brendshëm politik”, thuhet në komunikatën për media të Institutit Demokratik të Kosovës KDI.
Lexoni edhe këtë:
Korrupsion në mekanizmat anti-korrupsion (?)