Qeveria e Kosovës, në bashkëpunim me subjektet ekonomike në vend, në fund të vitit 2010, para fushatës zgjedhore, pati themeluar Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, por që nga ajo kohë, ky këshill nuk funksionon.
Palët nënshkruese të këtij protokolli, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Aleancës Kosovare të Biznesit, patën premtuar se ky këshill do të mundësojë ambient të qëndrueshëm ekonomik, përmirësim të sektorit privat dhe mjedis më të përshtatshëm për investitorët ndërkombëtarë.
Por, tash, pas më shumë se një viti të themelimi të këtij këshilli, nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, befasohem me mosfunksionimin e tij.
Lekë Musa, ish-kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes, konsideron se themelimi i këtij këshilli ka mbetur vetëm premtim parazgjedhor. Ai thotë se ekzekutivi i vendit i përmbush të gjitha ato çështje, për të cilat bën presion faktori ndërkombëtar, ndërsa anashkalohen problemet kryesore në vend.
“Qeveria e Kosovës ka hasur në probleme të vazhdueshme, jo vetëm në politika ad-hoc dhe me kriza ditore dhe nuk ka pasur kohë që të merret me gjërat afatgjatë të zhvillimit. Kjo është një dobësi, e cila tregon një pamaturi, një zhvillim të mjaftueshëm të kësaj Qeverie”, thotë Musa.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, tregon se në bazë të marrëveshjes së arritur gjatë nënshkrimit, këshilli është dashur të fillojë së funksionuari në vitin 2011. Sipas tij, funksionimi i këtij këshilli, do të jetë në favor të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit.
“Ky këshill do të trajtojë politikat që nxisin investimet, do të trajtojë politikat që rrisin prodhimtarinë vendore, por njëkohësisht edhe politikat që mbledhin taksat dhe rrisin të hyrat buxhetore. Prandaj, i tërë ky këshill kombëtar për zhvillim ekonomik të Kosovës do të duhej të ishte në funksion të zhvillimit ekonomik të shtetit”, pohon Shahini.
Lekë Musa, i cili tashmë është anëtar i bordit në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se ende janë në pritje të funksionimit të këtij këshilli.
Megjithatë, Musa thekson se ende mungon një dialog, siç e quan ai, i formalizuar, ndërmjet komunitetit të biznesit dhe autoriteteve qendrore.
“Shumë vende, të cilat kanë implementuar një formë të tillë të dialogut, kanë përfituar shumë dhe reformat shihen, sepse kjo është një formë e veprimit të demokracisë. Ekonomia dhe demokracia janë jashtëzakonisht të ndërlidhura se ka të bëjë me krijimin e besimit ndërmjet dy partnerëve në ekonomi, do të thotë në njërën anë Qeverisë, dhe në anën tjetër, sektorit privat”, thekson Leka.
Gjatë asaj kohe, në vitin 2010, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pati premtuar se Këshilli Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik, do të hyjë në fuqi në një nga tri mbledhjet e para të Qeverisë së ardhshme, që i bie në muajit e parë të vitit 2011.