Procesi për të reformuar ligjin zgjedhor nuk po kënaq aspak pretendimet e partive që cilësohen më të vogla në Shqipëri.
Të dëmtuara thellë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, prej sistemit të ri zgjedhor proporcional rajonal, ato kërkojnë të paktën korrektimin e tij.
Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, aleat në qeverisje i Partisë Demokratike, thotë se dy partitë e mëdha po kërkojnë të kontrollojnë jetën politike në vend.
“Ne kemi kërkuar që formula e përllogaritjes së mandateve të jetë një formulë e drejtë dhe jo formula Dehonti ose marifete të tilla që bëjnë deformim të votës, që u merren votat partive të tjera për të forcuar pushtetin e dy partive. Unë mendoj që është një situatë tepër kritike, ku as ne nuk duhet të heshtim si shoqëri përgjithësisht, dhe për më tepër, dhe faktori ndërkombëtar që na asiston, nuk mund të pranojë kompromise të cilat pastaj është i detyruar të futet në qerthullin e zgjidhjes së konflikteve që vijnë nga këto kompromise të padrejta”, shprehet Mediu.
I bindur se korrektimi i sistemit do t’i shërbente mbi të gjitha respektimit të vullnetin të shprehur me votë të qytetarëve, zoti Mediu i bën thirrje Partisë Demokratike të reflektojë.
“Në qofte se Partia Demokratike mendon se aleancë do të thotë t’u marrësh të tjerëve dhe atë që kanë, unë mendoj se kjo nuk është gjë tjetër veçse një politikë tërësisht e mbrapshtë për interesa të caktuara. Ja kam bërë të qartë kryeministrit Berisha, kjo është një histori që tashmë vazhdon nga një grusht i caktuar njerëzish, të cilët me këtë lloj sistemi, jo vetëm krijojnë një lloj vegjetimi, por dhe një lloj kontrolli të jetës politike të PD-së, apo në krahun tjetër të PS-së”, thotë ai.
Partia Social Demokrate është një forcë politike të cilën sistemi i ri zgjedhor, i miratuar në vitin 2008, e nxori jashtë Parlamentit.
Kryetari i kësaj partie, Skender Gjinushi, mban një qëndrim më radikal kur flitet mbi angazhimin e palëve në procesin për të reformuar kodit zgjedhor.
“Shqipëria është në një krizë totale politike, institucionale, kushtetuese, kështu që është fare e kuptueshme që nuk ka reforma me ketë Qeveri, nuk ka reforma me këtë Kuvend. Të tërë e dinë shumë mirë, dhe politikanët më mediokër ose me më pak përvojë se korrigjimi i gabimeve të mëdha, i dështimeve të mëdha, fillon nga largimi i të dështuarve”.
Zoti Gjinushi akuzon Partinë Socialiste se nuk po bën opozitë, pasi, siç thotë ai, po pranon të vendosë rregulla me ata që i dhunuan ato.
“Neve na mungon edhe një opozicion real, pasi roli i opozitës nuk është të bëhet bashkëfajtore, roli i opozitës nuk është që kur e vrasin, të bashkëpunojë me ‘vrasësin’, për të vendosur të drejtën, kur e vjedhin, të bashkëpunojë me hajdutin për të rikthyer votën. Nuk mund të bëhesh palë ti me ketë Qeveri, dhe të gënjesh opinionin publik që nëpërmjet një reforme do të garantojë votën e lirë, kur s’e ke garantuar dot as në 2007, 2009 as në 2011”, thekson Gjinushi.
Që prej fillimit të punës së Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, partitë e vogla e shprehen hapur shqetësimin për përjashtimin e tyre nga procesi.
Të shqetësuara kryesisht për sistemin zgjedhor, ato këmbëngulin për korrigjimin e tij. Një çështje që duket qartë të jetë jashtë agjendës së punës në komision të dy partive të mëdha