Ndërlidhjet

Çmimi dhe lexueshmëria


Ilustrim
Ilustrim

Çmimet e librave në Kosovë, sipas disa qytetarëve janë të larta, arsye kjo që i shtyn ata të mos lexojnë aq sa duhet.

Fatbardha Ajvazi, qytetare nga Prishtina, thotë se i pëlqen të lexojë, por nuk ka mundësi t’i blejë librat, prandaj shpesh i huazon:

Mendoj se janë shumë shtrenjtë. Shpeshherë i huazoj, se janë shumë shtrenjtë”.

Ndërkaq, Albana, studente e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, mendon se librat në përgjithësi janë shumë të kushtueshëm.

Shumë shtrenjtë. Lexoj libra shumë, sepse jam studente e Gjuhës Shqipe, por janë shumë shtrenjtë. Kam mundësi që t’i blej disa prej tyre, por jo aq sa kam dëshirë të lexoj”.

E Albiona nga Skenderaj, thotë se i pëlqen shumë të lexojë, kryesisht romane, por për shkaqe financiare nuk ka mundësi ta përcjell trendin e librave.

Unë nuk jam studente. Lexoj romane, dhe mendoj se janë shumë shtrenjtë për standardin tonë. Kisha pasur dëshirë të blej shumë libra edhe pse kam në shtëpi, por çdo ditë botohet diçka e re dhe nuk kam mundësi ta përcjell trendin, se çmimi i tyre është shumë i lartë”.

Sabahete Çavdërbasha, nga libraria “Dukagjini”, e cila gjendet në qendër të Prishtinës, thotë se çmimet sillen nga 1 deri në qindra euro për një libër.

Çmimi i librit për standardin tonë është i shtrenjtë, mirëpo duke e marrë parasysh literaturën e fëmijëve, ajo shitet pavarësisht çmimit të lartë. E shoh që fëmijët kanë njohuri shumë të madhe, ndoshta edhe interneti ka ndikuar, por edhe libri”, shprehet Çavdërbasha.

Po në disa librari tjera të frekuentuara, shitësit thonë se librat shiten shumë pak.

Sipas tyre, për shkak të çmimit të lartë, shpeshherë librat fotokopjohen.

Edhe Valon Çarkagjia, nga "Studio N" e fotokopjimit, pohon se kërkesat për të fotokopjuar libra janë mjaft të mëdha.

Ka kërkesa të fotokopjohen librat, kryesisht nga studentët. Kur e kanë kohën e provimeve zakonisht i fotokopjojnë. Shumë lloje të librave fotokopjohen”, thekson ai.

E, nga pamundësia për t’i blerë librat, shumë të rinj anëtarësohen në bibliotekë dhe huazojnë libra për lexim. Njëra nga ta është edhe Vjollca Peja.

Si studente, librat i huazoj në bibliotekë. Jam anëtarësuar në bibliotekë dhe anëtarësimi është 5 euro në vit, dhe aty marr libra dhe lexoj, se përndryshe nuk kam mundësi t’i blej se janë shumë shtrenjtë”, thotë ajo.

Edhe Vlora Krasniqi, është një nga studentet që është e anëtarësuar në bibliotekë.

Unë zakonisht shkoj në bibliotekë për të lexuar libra, mundem edhe t’i marr, por zakonisht i lexoj brenda. Jam e anëtarësuar qe disa vjet. Kjo prej pamundësisë për t’i blerë”.

Në tregun e literaturës, një ndikim të padiskutueshëm ka luajtur edhe Interneti, nga i cili, libra të shumtë mund të shkarkohen dhe lexohen përmes ekranit.
XS
SM
MD
LG