Procesi i dhënies për shfrytëzim të pronës se paluajtshme shoqërore në komunën e Lipjanit, ka përfunduar me shumë parregullsi, keqpërdorime dhe për interesa të caktuara të ekzekutivit komunal, thonë përfaqësues të opozitës në këtë komunë, përderisa zyrtarët komunalë vlerësojnë se gjithçka është në rregull dhe në përputhje me bazën ligjore.
Koncesionimi nënkupton shfrytëzimin e tokës në bazë të një projekti, të cilin e harton një kompani, kurse komuna e përzgjedh kandidatin më të mirë, duke respektuar disa kritere të caktuara.
Komuna e Lipjanit në vitin 2006 ka dhënë me koncesion 20 hektarë tokë, për 99 vjet shfrytëzim.
Nga ky proces kanë përfituar 10 kompani të ndryshme, por as gjysma prej tyre nuk i kanë përmbushur obligimet e marra në kontratë.
Sipas zyrtarëve të kësaj komune, operatorët që janë shpërblyer me kontrata për koncesion gjatë vitit 2006 janë:
( * Emrat e kompanive janë shkruar në bazë të dokumentit të lëshuar nga zyra e prokurimit në Kuvendin Komunal të Lipjanit).
Edhe pas më shumë se gjashtë vjetësh, një numër i vogël, i këtyre kompanive kanë filluar veprimtarinë ashtu siç e kanë paraqitur në kontratë.
Disa kanë ndërtuar vetëm themelet, e disa të tjera nuk kanë vendosur asnjë material mbi parcelat e fituara.
Ndërsa, autoritetet kompetente ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj këtyre kompanive, dhe as për ri- tenderim të parcelave.
Një nga kriteret kryesore ka qenë afati i përcaktuar për përfundimin e punimeve, që në bazë të kontratave është dashur të jetë deri në 3 vjet që nga koha e nënshkrimit të kontratës.
Megjithatë, ekzekutivi i kësaj komune, vendos që në vitin 2009 të japë në shfrytëzim edhe rreth 17 hektarë tokë tjetër.
Këto parcela janë dhënë përgjatë magjistrales Prishtinë-Prizren dhe Prishtinë-Ferizaj.
Kjo sipërfaqe që gjendet rreth 20 kilometra larg kryeqytetit dhe ku funksionojnë biznese të mëdha vendore, vlerësohet si një ndër tokat më të shtrenjta në tërë territorin e Kosovës, thonë pronarë të agjencive të patundshmërive.
Kushtrim Jetullahu, pronar i Agjencisë së patundshmërive “Pajtesa”, nëpërmjet telefonit, i tha Radios Evropa e Lirë se një ari tokë në atë pjesë kushton nga 10 deri 15 mijë euro, varësisht nga lokacioni se ku gjendet parcela.
Sido që të jetë, nga tenderi i vitit 2009, kanë përfituar këto kompani:
E përfaqësues të opozitës, befasohen kur dëgjojnë emrat e kompanive përfituese.
Sefer Tasholli, këshilltar komunal nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në komunën e Lipjanit, thotë se shpallja e tenderit është dashur të diskutohet në asamblenë komunale, e pastaj Kuvendi të marrë vendim për shpalljen e tenderit.
Ai thotë se i tërë procesi ka qenë i jashtëligjshëm, dhe nga kjo kanë përfituar njerëz partiakë, ose siç thotë ai, njerëz të dëshiruar të udhëheqësve komunalë.
“Po habitem, sepse këto janë interesa të caktuara. Asnjëherë këta përfitues nuk kanë qenë në rend dite në Kuvendin Komunal, as në mandatin aktual, as në mandatin e vitit 2009. Ekzekutivi në mënyrë të njëanshme ka formuar komisione, ka bërë vlerësime dhe i ka ndarë parcelat në mënyrën e vetë”, pohon Tasholli.
Ndërsa, Sylejman Reçica, këshilltar komunal nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se nuk është e rëndësishme sa a votohet ndonjë çështje në asamble, pasi që, sipas tij, pushteti komunal ka shumicën e votave dhe gjithmonë fiton, pavarësisht kritikave të opozitës.
“Edhe pse si opozitë, në shumicën e rasteve ne kemi dhënë vërejtjet tona. Mirëpo, ato nuk janë marrë parasysh, dhe më mirë të themi që janë mbivotuar".
"Apo më mirë të themi se në asamblenë tonë komunale, pushteti i ka votat dhe e ka mundësinë që ato pika që i fut në rend dite, edhe t’i materializojë”, shprehet Reçica.
Por, për zyrtarë komunalë, procesi i dhënies në shfrytëzim të pronës ka shkuar në bazë ligjore dhe konform procedurave të kërkuara.
Komuna e Lipjanit udhëhiqet nga koalicioni qeverisës midis Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re
Ragip Zejnullahu, shef i prokurimit në komunën e Lipjanit, i quan të pabaza vërejtjet e opozitës.
Zejnullahu tregon se kriteret kryesore në hapjen e tenderit kanë qenë numri i të punësuarve, lloji i investimeve, dhe në çfarë sektori do të fokusohet operatori.
Sipas tij, të gjithë përfituesit e tenderit, kanë përmbushur kriteret e kërkuara.
“Ky vendim është marrë në bazë të Rregullores 2005 - 13, për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës se paluajtshme shoqërore, që administrohet nga komunat e Kosovës, si dhe procedurat e prokurimit janë kryer në bazë të ligjit mbi koncesionet dhe dhënien e tyre, dhe ka qenë valide deri në vitin 2010”, thekson Zejnullahu.
Çështje tjetër që mbetet shqetësuese për opozitën është mospërmbushja e obligimeve nga operatorët përfitues.
Sefer Tasholli, thotë se LDK-ja ka kërkuar nga ekzekutivi që të vëzhgojë terrenin dhe parcelat e pashfrytëzuara, që janë marrë në vitin 2006, të ri- tenderohen.
Sipas tij, mbi 50 për qind e kompanive nuk kanë përmbushur obligimet e nevojshme.
“Ne si grup parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kemi kërkuar nga ekzekutivi i komunës që të formojë një listë për të gjitha kompanitë që nuk kanë përmbushur kriteret, në mënyrë që komuna të anulojë ato vendime, dhe nëse është nevoja atë tokë ta rishpallim, dhe më të vërtet të përfitojnë ata që ndërtojnë, e jo ata që e kanë marrë për qëllime komerciale”, shprehet Tasholli. asholli.
Edhe udhëheqës të Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Lipjan, thonë se gjendja në terren sa i përket ndërtimit të objekteve nuk është e mirë.
Arben Bahtiri, nga kjo Lëvizje, thotë se ekzekutivi duhet të bëjë presion te kompanitë përfituese që të përmbushin obligimet e tyre, në mënyrë që të rritet numri i punëtorëve, rrjedhimisht përmirësimi i mirëqenies sociale të qytetarëve të Lipjanit.
“Nuk ka një kontroll ndaj këtyre investitorëve dhe nuk kërkohen masa shtesë, të duhura që të bëhet një presion më i madh dhe të ketë mekanizma që të sanksionojnë këta investitorë për premtimet që i kanë dhënë, edhe pse i kanë dhënë tokat më koncesion”, thotë Bahtiri.
Shefi i prokurimit, Ragip Zejnullahu, pranon se nuk është i kënaqur më zbatimin e projekteve.
Ai thotë se ekzekutivi tashmë ka kërkuar një raport nga terreni, edhe pse plan për ritenderim komunal nuk ka.
“Varësisht prej raportit dhe rezultateve të raportit ne do të marrim një vendim. Ne rend të parë do të shikojmë se cilat prej këtyre projekteve mund të vazhdojnë, mund të kenë jetë ende, dhe cilat do të stopohen, pasi sigurisht, disa do të stopohen, meqenëse nuk janë as përafërsisht me projektet e premtuara”, thekson Zejnullahu.
Ndryshe, sipas ligjit për procedurën e dhënies me koncesion, autoritetet kontraktuese mund të shkëpusin apo marrin përsipër projektin, nëse koncesionari nuk i përmbushë detyrimet kryesore që ka në kuadër të kontratës së koncesionit, dhe nuk vazhdon me përmbushjen e detyrimeve brenda një afati të arsyeshëm pasi që të ketë marrë vërejtjen nga autoriteti kontraktues për ta bërë këtë.

Albi_ Commerce; Lesna - Prishtinë; Bn-af - Therand; Standard Benz Lipjan; Farmakos Prizeren; Lindi – Market dhe Pajtimi Commerce; AMRE; Adriatik – commerce; Sadovina - Viti dhe Alfa-AB. Bajrami.
( * Emrat e kompanive janë shkruar në bazë të dokumentit të lëshuar nga zyra e prokurimit në Kuvendin Komunal të Lipjanit).
Edhe pas më shumë se gjashtë vjetësh, një numër i vogël, i këtyre kompanive kanë filluar veprimtarinë ashtu siç e kanë paraqitur në kontratë.
Disa kanë ndërtuar vetëm themelet, e disa të tjera nuk kanë vendosur asnjë material mbi parcelat e fituara.
Ndërsa, autoritetet kompetente ende nuk kanë ndërmarrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj këtyre kompanive, dhe as për ri- tenderim të parcelave.
Një nga kriteret kryesore ka qenë afati i përcaktuar për përfundimin e punimeve, që në bazë të kontratave është dashur të jetë deri në 3 vjet që nga koha e nënshkrimit të kontratës.
Megjithatë, ekzekutivi i kësaj komune, vendos që në vitin 2009 të japë në shfrytëzim edhe rreth 17 hektarë tokë tjetër.
Këto parcela janë dhënë përgjatë magjistrales Prishtinë-Prizren dhe Prishtinë-Ferizaj.
Kjo sipërfaqe që gjendet rreth 20 kilometra larg kryeqytetit dhe ku funksionojnë biznese të mëdha vendore, vlerësohet si një ndër tokat më të shtrenjta në tërë territorin e Kosovës, thonë pronarë të agjencive të patundshmërive.
Kushtrim Jetullahu, pronar i Agjencisë së patundshmërive “Pajtesa”, nëpërmjet telefonit, i tha Radios Evropa e Lirë se një ari tokë në atë pjesë kushton nga 10 deri 15 mijë euro, varësisht nga lokacioni se ku gjendet parcela.
Sido që të jetë, nga tenderi i vitit 2009, kanë përfituar këto kompani:
Terma, Blendi, B-Ingjiniering, Kalaja & Toni, UBT & AWT konzorcium, Punëtori dhe kompania Migros, e cila tashmë është tërhequr dhe parcela është e pashfrytëzuar.