Ndërlidhjet

Menaxhim i dobët i buxhetit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Derisa qytetarët e Kosovës kanë nevoja të jashtëzakonshme për investime në sektorët e ndryshëm shoqërorë, sipas ekspertëve të çështjeve ekonomike, është e paarsyeshme që paratë e taksapaguesve kosovarë nëpër agjencitë buxhetore, të mbesin ta pa alokuara, dhe si të tilla të barten nga një vit fiskal në tjetrin.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, thotë se është fatkeqësi që shumica e agjencive buxhetore nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e buxhetin dhe shpenzimin e tij.

Unë mendoj se fajtori kryesor për këtë është mungesa e kapaciteteve në kuadër të agjencive buxhetore. Kemi institucione të ndryshme shtetërore publike, të cilat kërkojnë fonde të mëdha nga institucionet qendrore të Kosovës, dhe pasi që t’i marrin ato fonde nuk kanë kapacitete humane për menaxhimin e prokurimeve publike tenderëve dhe ato para në fund të viti mbesin suficit”, thekson Gashi.

Ministria e Financave, thekson Naim Gashi, duhet të krijojë një mekanizëm për racionalizmin e shpenzime buxhetore tek organizatat buxhetore për arsyen se, siç thotë ai, ato organizata të cilat nuk janë në gjendje që t’i shpenzojnë mjetet që i kanë, nuk duhet vazhduar me dhënien e fondeve tjera, deri sa të bëhet alokimi i atyre mjeteve.

Në këtë mënyrë, sipas Gashit do të bëhet një racionalizim i shpenzime buxhetore, në kuadër të buxhetit të Kosovës, dhe do të bëhej një përmirësim i gjendjes së projekteve publike në përgjithësi.

Ne kemi institucione që kanë nevoja jashtëzakonisht të mëdha për projekte, për fonde për realizmin e mallrave dhe shërbimeve, përderisa paratë mbeten në suficit për shkak të paaftësisë për menaxhimin të tyre, ndërsa nevojat e qytetarëve janë të mëdha. Ministria e Financave duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim përmes trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve tek agjencitë buxhetore, dhe dënimin e atyre agjencive të cilat nuk janë në gjendje t’i alokojnë mjetet për të cilat janë të thirrura”, shprehet ai.

Një element tjetër që ndikon në mosshpenzimin e mjeteve buxhetore tek institucionet shtetërore, sipas zëvendësdrejtorit të Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, Arian Zeka, janë edhe procedurat burokratike që parash ligji i prokurimit.

Kjo ndodh për shkak të institucioneve publike, qofshin ato në nivel lokal apo qendror, nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për implementimin e të gjitha projekteve të cilat i kanë parashikuar. Nganjëherë, këto projekte shtyhen edhe për shkak të procedurave tejet burokratike të cilat parashihen në ligjin e prokurimit publik”, thotë Zeka.

Lidhur me mjetet të cilat institucionet shtetërore iu kalojnë në suficit, në Ministrinë e Financave thonë se ende nuk mund të dihet saktë se cilat komuna apo ministri kanë teprica, kjo sipas tyre, do të bëhet publike në mars të këtij viti, pas auditimit të pasqyrave financiare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, thotë se mjetet të cilat janë të dedikuara për institucionet në rast të mosshpenzimit, kalojnë në suficit.

Ai thekson se shumat e ndara nga ta hyrat vetanake të nivelit qendror dhe komunal, barten sipas kërkesave të ligjit të buxhetit.

Të dhënat analitike do të mund t`i shihni kur të bëhet publikimi i raportit vjetor për vitin 2011 nga Ministria e Financave. Ky raport, në bazë të ligjit bëhet publik as auditimit të pasqyrave financiare”, bën të ditur Shahini.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG