Ndërlidhjet

Duan zgjidhje para marsit


Bashkimi Evropian është i interesuar që brenda këtij muaji ta rikthejë delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë në tryezën e diskutimeve me një zgjidhje rreth bashkëpunimit rajonal.

BE-ja pat paralajmëruar se thirrja e takimit të radhës ndërlidhet me gjetjen e zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Ndërmjetësuesi i këtij dialogu, Robert Kuper, thuhet se është duke vazhduar kontaktet me me qëllim pajtimin e delegacioneve për një model të paraqitjes dhe pjesëmarrjes së Kosovës në nismat dhe forumet rajonale.

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijanqiq, shprehu bindjen që brenda këtij muaji të mbahet raundi i ri i bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Jam e bindur se do të duhej të kishim një raund të ri në muajin shkurt. Nuk mund t’ju japë detaje për diskutimet që janë duke vazhduar por qëllimi kryesor është i qartë: Ne duam të shohim një zgjidhje”, theksoi Kocijanqiq.

Derisa vazhdojnë paqartësitë për atë se si do të duket kjo zgjidhje, në Serbi u deklaruan kundër çdo opsioni që s’do të merrte parasysh rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ka shumë opsione dhe secila prej tyre përfshinë një referencë të rezolutës 12 44”, u tha kreu i delegacionit serb, Borko Stefanoviq të hënën mediave serbe.

Autoritetet kosovare, ndërkaq, kundërshtojnë të gjitha mundësitë që flasin për paraqitjen e Kosovës në kuadër të 12 44-shit.

Pavarësisht insistimit të BE-së se pa gjetjen e një pajtimi të mos mbahet raundi i ardhshëm me temë qendrore bashkëpunimin rajonal, këshilltari politik i shefes së delegacionit kosovar, Dren Zeka, tha se para zhvillimit të atij raundi nuk mund të flitet për rezultate rreth kësaj çështje.

Duhet të shohim. Njëherë duhet të mbahet raundi i ardhshëm; aty të dyja palët do të diskutojnë që të shohim mundësitë për gjetjen e zgjidhjes”, u shpreh ai.

Por, njohësit e integrimeve evropiane thonë se Brukseli zyrtar po të përpiqet të gjejë një zgjidhje për këtë çështje para muajit mars kur dhe pritet të merret vendimi për statusin e kandidatit të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gerald Knaus
Gerald Knaus
Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, tha se interesimi për një rezultat konkret për bashkëpunimin rajonal ekziston sidomos te shtetet që mbështesin kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në këtë mekanizëm.

Mendoj se ka një interesim në Bashkimin Evropian- veçanërisht në radhët e atyre shteteve të cilat janë të palumtura se Serbia ende nuk e ka statusin e vendit kandidat, për të arritur sa më parë që të jetë e mundshme rezultate në këtë dialog. Andaj, ka një presion për të gjetur një marrëveshje që mund të paraqitej si dëshmi që flet në mbështetje të dhënies të rezultateve në dialog”, tha Knaus.

Megjithatë, ai theksoi se marrëveshja për bashkëpunim rajonal do të duhej të ishte e qëndrueshme dhe afatgjate.

Me përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale në kuadër të rezolutës 12 44, sipas Knausit, nuk do të zgjidhej problemi, por se do të kthehej prapa procesi dhe arritjet e deritashme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG