Ndërlidhjet

Ndryshon ligji anti-duhan


Ilustrim
Ilustrim
Kosova vazhdon të mos ketë të dhëna të sakta rreth konsumit të duhanit.

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, thonë se sipas hulumtimeve diku rreth 500 mijë njerëz e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt.

Megjithatë, Kosova ka një ligj anti-duhan, zbatimi i të cilit mbetet problematik.

Skender Syla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në Kosovë, shpjegon më shumë...

Presim që amendamentimi i ligjit të miratohet sa më shpejtë në Parlament. Ashtu siç është duke u zbatuar tash, nuk është në nivelin e kënaqshëm. Në hulumtimin tonë të fundit që e kemi bërë vetëm për gratë shtatzëna, është vlerësuar se 20 për qind të grave shtatzëna konsumojnë duhan në mënyrë aktive, derisa 60 për qind në mënyrë pasive”, shprehet ai.

Ligji kundër duhanit ka hyrë në fuqi që në shkurt të vitit 2010, por ai asnjëherë nuk është zbatuar në vendin tonë, dhe kjo si pasojë e mangësive ligjore.

Kështu thotë Ibrahim Tërshnjaku, zëvendëskryeinspektor sanitar.

Duke i parë të gjitha rrethanat në praktikë të ligjit të duhanit flasin për mos zbatueshmërinë e pirjes së duhanit, posaçërisht në subjektet afariste hoteliere, dhe si të tillë është nxjerrë një arsye e plotë, për të filluar procedimi i ndryshimit të ligjit të duhanit”, shprehet ai.

Dhe si rrjedhojë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë iniciativën e ndryshimit të disa neneve në ligj.

Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se në bazë të punës së përditshme të inspektoratit sanitar për monitorimin e zbatueshmërisë për ligjin kundër duhanit, është konstatuar se është hasur në vështirësi.

Me sugjerim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë, e ka formuar grupin punues i cili ka hartuar konceptet e dokumentit për amandamentimin e ligjit kundër duhanit. Ky koncept - dokument është dërguar në Qeverinë e Kosovës. Në momentin që qeveria jep dritën jeshile, ne do t’i qasemi ndryshimeve konkrete për ndryshimin konkret të ligjit në fjalë”.

Zoti Hoti shton se ka ardhur koha që edhe Kosova duhet t’i bashkohet shteteve të rajonit, të cilat me sukses po e implementojnë ligjin kundër duhanit.

Procesi i ndryshimit të ligjit për duhanin do të marrë në diskutim shumë debate dhe gjatë ndryshimit të ligjit do të konsultohen edhe bizneset, shoqëria civile në mënyrë që të jetë një ligj i implemetueshëm, por që nuk dëmton asnjë biznes, por që në të njëjtën kohë mbron shëndetin publik të popullatës”, thotë ai.

Ndërkaq, menaxherë të kafeterive e flasin të kundërtën.

Ata thonë se hapësirat e lejuara prej 30 për qind për duhanpirje, dhe 70 për qind ku nuk konsumohet duhani, janë duke u zbatuar.

Menduh Krasniqi, menaxher i njërës nga kafeteritve në kryeqytet, thotë se edhe përkundër kërkesës nga klientët për të pirë duhan, aty ku është e ndaluar, atyre nuk u lejohet.

Te ne zbatohet. Kemi shumë kërkesa që të pihet duhani, por ne jemi kategorik kundër pirjes në zonat e ndaluara".

Ndryshe, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Çdo vit në botë vdesin rreth 5 milionë njerëz si pasojë e pirjes së duhanit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG